KryesoreLajme

“Beteja vazhdon”, Shaip Kamberi hyn në garë për një tjetër mandat shqiptar në parlamentin serb

Kryetari i Partisë për veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka hyrë në garë që të rizgjidhet edhe një herë deputeti në Kuvendin e Serbisë në zgjedhjet e 17 dhjetorit, përcjell KosovaPost.

Me anë të një postimi në Facebook, ai shprehet se “Koalicioni i shqiptarëve të Luginës” është certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Serbisë me numrin 13.

“Të nderuar shqiptarë të Luginës së Preshevës, e di zgjedhjet e shpeshta janë të tepërta, sidomos për ju. Të lehta nuk janë as për ne. Por, të rëndësishme janë për të gjithë”, tha Kamberi.

Lexo më shumë  Revizionizmi dhe dezinhibimi: Perandoria e Trumpit në Doktrinën Marco Rubio

Duke iu adresuar qytetarëve përmes një videoje, ai kërkoi që lufta të vazhdojë në çdo formë demokratike edhe në Parlamentin e Serbisë, aty ku siç thotë ai, shqiptarët i duan më së paku, por prej nga ku “zëri dëgjohet më së shumti”.

Tutje ai ka theksuar se diskriminimi i shqiptarëve vazhdon të jetë i përditshëm, dhe se “urrejtja që ka ushqyer ky pushtet autokrat ndaj shqiptarëve si popull, e Kosovës si shtet është i pa precedent, ndaj tyre nuk duhet heshtur”.

Lexo më shumë  Kurti në Gjilan: 500 mijë zemrat sjellin jo vetem Kuvend të ri dhe Qeveri të re, por edhe Prokurori të re, që i ndjek kriminelët e të gjitha ngjyrave

Përgjigj më e mirë është përgjigja me votë sot, e me zërin në Kuvend nesër.

Ai kërkon që kjo listë të mbështet në mënyrë që e kërkesat për të drejtat e shqiptarëve të dërgohet edhe në kuvend.

YouTube player