Lajme

“Beteja” për ujin e Kaçinarit, Prokuroria kërkon pushimin e hetimeve për zyrtarët në Mirditë

Prokuroria kërkon pezullimin e hetimit të nisur nga SPAK ndaj zyrtarëve të bashkisë së Mirditës për ndërtimin e HEC-eve në zonën e  Kaçinarit. Por pavarësisht vendimit që do të marrë gjykata e Lezhës më 16 dhjetor, banorët thonë se nuk do të lejojnë shkatërrimin e zonës ku jetojnë.

Çështja e shfrytëzimit të burimeve ujore të Kaçinarit për ndërtimin e HEC-eve ka përfunduar sërish në Gjykatën e Lezhës.

Pas akuzave të banorëve ndaj drejtuesve të Bashkisë dhe koncensionarit SPAK, regjistroi një hetim për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash” dhe çështja i kaloi prokurorisë së Lezhës.

Lexo më shumë  Sot nis ekzekutimi i pagesave të subvencioneve për fermerët në Kosovë

Prokuroria lokale ka dalë në përfundimin se nuk ka elementë të veprës penale dhe dërgoi çështjen për pushim hetimesh në gjykatë.

Avokatët e banorëve e konsiderojnë absurditet këtë qëndrim, pasi sipas tyre leja është dhënë në kundërshtim me ligjin.

“Është absurditet dhe dëmet që do ti vijnë kësaj zone janë të jashtëzakonshme duke filluar me shkeljet ligjore në mënyrën si është dhënë koncesioni, mënyra si është miratuar nga këshilli i bashkisë duke falsifikuar firmat dhe mungesa e konsultave me banorët e zonës.”

Pasi dëgjoi palët, Gjykata e Lezhës do të shprehet me 16 dhjetor nëse do të pranojë apo jo kërkesen e prokurorisë për pushim hetimesh në lidhje me këtë çështje.

Por pavarësisht vendimit të Gjykatës, banorët e fshatrave të Kaçinarit thonë se nuk do të lejojnë shkatërrimin e zonës.

“Ne si komunitet nuk do lejojmë asnjë lloj investimi.”

Koncensioni për ndërtimin e 5 HEC-eve në zonën e Kaçinarit në Mirditë është dhënë në vitin 2018, por deri tani kompania nuk është lejuar nga banorët të nisë punën.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *