Bota

Besnik Bislimi nga Strasburgu: Objektivi kryesor gjeopolitik i Kosovës është anëtarësimi në BE

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ka thënë se objektivi kryesor gjeopolitik dhe strategjik i Kosovës, është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Nga Strasburgu, ku mori pjesë në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE – Kosovë, Bislimi tha se dy synimet e tjera të Kosovës janë heqja e vizave dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës.

“Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Kosovë, të zhvilluar në Strasbourg, theksova qëndrimin e Kosovës ndaj konfliktit në Ukrainë, duke u bashkuar me sanksionet e aplikuara nga BE kundrejt Rusisë. Informova parlamentarët prezent edhe për rezolutën e miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e cila dënon agresionin e Rusisë në Ukrainë”, ka bërë të ditur Bislimi.

Lexo më shumë  SHBA pezullon pothuajse të gjitha ndihmat për botën e jashtme

Sa i përket aplikimit për anëtarësim në BE, Bislimi tha se Rezoluta e Parlamentit Evropian që i bën thirrje institucioneve të BE-së për t’i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat, është inkurajuese për Kosovën.

“Në këtë drejtim, ritheksova progresin e Kosovës në kuadër të agjendës evropiane ERA II si dhe progresin e shfaqur në fusha si sundimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik si dhe nevojën e përshpejtimit të procedurave për anëtarësimin në BE. Kjo, edhe për shkak të situatës gjeopolitike në Evropë dhe parandalimin e influencës ruse në Ballkan”, ka shkruar Bislimi.

Lexo më shumë  “Vuçiqi në burg”, qytetarët serbë në veri mbajnë 15 minuta heshtje për viktimat në Novi Sad

Gjithashtu, zëvendëskryeministri Bilsimi tha se ka bërë thirrje edhe njëherë për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe përmbyllja e këtij procesi është shumë e nevojshme.

“Në mbyllje potencova objektivin kryesor gjeopolitik dhe strategjik të Kosovës i cili është anëtarësimi i ardhshëm në BE, dhe dy synime të tjera që përfshijnë heqjen e vizave dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *