Kuriozitete

Bestytnitë mbi “ditën ters”/ E premtja e datës 13

Kur vjen puna te fati i keq, ka disa besëtytni të përhapura në kulturën perëndimore siç është ajo e të premtes së datës 13.

Si kryqëzimi i rrugës me macen së zezë apo thyerja e pasqyrës, mendimi se një ditë mund të sjellë fat të keq është ngulitur thellë në kokë – edhe nëse besimtarët e saj nuk mund ta sqarojnë plotësisht pse.

Madje ka një emër për të përshkruar frikën e pakuptimtë të kësaj datë: “paraskevidekatriaphobia” – një formë e specializuar e triskaidekaphobias, frika nga numri 13.

Ndërsa e premtja e datës 13 mund të duket si fenomen i rrallë, kalendari gregorian tregon se 13-ta e secilit muaj ka më shumë gjasa t’i bie e premte se çdo ditë tjerë e javës. Megjithatë, nuk është besëtytni universale: në Greqi dhe shtetet spanjisht-folëse është e marta e datës 13 që konsiderohet ters, ndërsa në Itali është e premtja më 17 që pritet me frikë, shkruan CNN.

Këtë muaj është vetëm një e tillë në kalendar: E premte, 13 gusht.

Si shumë besëtytni të tjera, është vështirë të përcaktohet origjina e të premtes së datës 13. Ajo çfarë dihet për të është se edhe e premtja e edhe numri 13 është konsideruar si ters në kultura të ndryshme./Koha

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *