Bota

Bernie Sanders kritika të forta partisë: Humbën se braktisëm klasën punëtore

Bernie Sanders, senatori demokrat dhe zëri kryesor progresiv në Kongres, me tone shumë të ashpra kritikoi atë që ai e quajti fushatën “katastrofike” të Partisë Demokratike, pas humbjes së thellë të Kamala Harris nga republikani, Donald Trump.

Ai pretendoi se dështimi i demokratëve për të përqafuar politikat që do të ndihmonin amerikanin e klasës mesatare çoi në performancën e dobët të partisë në zgjedhjet e të martës.. 

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

“Nuk duhet të jetë befasi e madhe që një Parti Demokratike që ka braktisur njerëzit e klasës punëtore do të zbulonte se klasa punëtore i ka braktisur ata”, tha Sanders, i cili u rizgjodh për një mandat të katërt për të përfaqësuar shtetin Vermont. 

“Ndërsa lidershipi demokrat mbron status kuo-në, populli amerikan është i zemëruar dhe dëshiron ndryshim. Dhe kanë të drejtë.” – shtoi Sanders në një postim në platformën X.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus
YouTube player