Bërnabiq opozitës në Serbi: Po i kënaqni terroristin Albin Kurti dhe mediat në Kosovë
Në mes të tensioneve dhe përplasjeve në Parlamentin e Serbisë, kryeparlamentarja Ana Bërnabiq, ka bërë propagandë në foltore duke thënë se opozita serbe “po i kënaq terroristin Albin Kurti dhe mediat në Kosovë”.
Ajo teksa fliste mbante në duar shkrimet e mediave në Kosovë që kishin raportuar për situatën e shkaktuar të martën.
Bërnabiq ka thënë se për shkak të tymit dhe gazit opozita në Serbi “po shihet si heroinë” nga shqiptarët.
“Po dua të ju kallxoj që, ju, përfaqësues të opozitës, jeni ba yje të mediave të Albin Kurtit, jeni ba ndjekës të tij. I lumtë, çfarë i bëni edhe këtij Kuvendi, edhe popullit serb në Kosovë e Metohi. Nëse keni dashur të bëheni yje të mediave të tyre, ia keni dalë. Besoj që nesër do ju vijë një “Faleminderit” e madhe nga ana e Albin Kurtit, për ju.“
Terroristi këtu e atje
Vlen të theksohet një diferencë cilësore në përcaktimin e terroristit. Për Bërnabiqin terroristi është kryeministri i shtetit më demokratik në Ballkanin Perëndimor, ish i burgosur politik i një konfederate shoviniste që kreu të pakten 2 gjenocide. Ndërsa për institucionet e Kosovës, terrorist është Milan Radoiçiq, i cili tentoi një sulm separatist në një shtet demokratik, madje edhe duke vrarë polic në uniformë.
Në një situatë hipotetike, nëse KM Kurti do shkelte në territorin serb, me shumë gjasë do arrestohej e gjykohej për terrorist, siç edhe po na thotë Presidentja e Kuvendit të Serbisë, ndërsa Radoiçiqi ishte në Kosovë, i kishte berë tashmë të gjitha shkeljet penale, dhe si përfundim u lirua nga komisariati avash avash për pesë palë qejfe me urdhër të Prokurorisë së Kosovës.
Rruga Press