Berisha rikthehet te selia e PD-së: Lulzim Brava armik për demokratët!
Ish-kryeministri Sali Berisha një ditë pas protestës së 8 janarit është kthyer sërish në selinë blu për të dhënë një deklaratë për mediat.
Berisha i shoqëruar nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, ka falënderuar pjesëmarrësit në tubimin e thirrur prej tij.
Ai ka akuzuar policinë e shtetit se përdori gaz lotsjellës për të larguar protestuesit, ndërkohë që u shpreh se protestuesit i hapën dyer të blinduara të Lulzim turpit.
“U faktuan shqiptarëve se Lulzim Brava është sot një armik po kaq i egër, një fytyrë po kaq mizore ndaj dhe për demokratët shqiptarë. Erdha sot këtu për të falënderuar ata dhjetëra mijëra protestues që erdhën dhe u mblodhën nga të gjitha anët e Shqipërisë, të cilët në një mision historik të mbrojtjes së pluralizmit politik, sakrifikuan dhe u larguan pasi hordhi narkobanditë me uniformë përdorën sasi toksike gazi kundër atyre dhe se pavarësisht nga këto u konstatuan dyert e blinduara, i hapën.
Prania tonë këtu është një zotim se asgjë nuk mund të pengojë dhe ndalojë konsolidimin e pluralizmit politik. Asgjë nuk e ndalon mbizotërimin e shumicës. Asgjë nuk mund të pengoje këtë revolucion paqësor në realizimin e objektivave historike të tij”, tha Berisha.
Rruga Press