Lajme

Berisha: Protesta vazhdon, gjendja ime shëndetësore, e shkëlqyer

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas ndërhyrjes së policisë në selinë e kësaj partie, ku kanë arritur të largojnë protestuesit, ka thënë se protesta do të vazhdojë.

Në një deklaratë para gazetarëve, Berisha tha se demonstratat do të vazhdojnë deri në realizimin e asaj për çka janë sot këtu.

Lexo më shumë  Kurti: 2.5 milionë euro për ndërtimin e QKMF-së së re në Fushë Kosovë

“Protesta do të vazhdojë deri në realizimin e objektivit. Protestuesit u larguan nga policia e Edi Ramës”, ka thënë Berisha.

I pyetur për gjendjen e tij shëndetësore pas gazit lotsjellës të përdorur, Berisha tha “gjendja ime shëndetësore është e shkëlqyer”.

Teksa, u deklarua për një kallëzim penal të mundshëm ndaj Bashës, pasi ky i fundit e ka bërë të njëjtën për të, Berisha tha se nuk ka ku ta denoncojë, pas ndërhyrjes së sotme të policisë.

Lexo më shumë  Osmani takon Kallas: Do të vazhdojmë të punojmë ngushtë

Objektivi i protestuesve që kanë dalë sot me thirrje nga vetë Berisha, ishte që të hapen dyert e selisë së Partisë Demokratike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *