Lajme

Berisha: Protesta e 3 marsit është anti-Rama, asgjë nuk e ndal revolucionin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat u shpreh se njerëzit përgjegjës nga qeveria shqiptare për të organizuar veprimtaritë “zyrtare” të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së të  Charles McGonigal në Shqipëri , dhe i arrestuar tashmë nga drejtësia amerikanë kanë qenë Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla

“Të dhënat dëshmojnë se, ministrat ishin në dispozicion të plotë me urdhër të Edi Ramës, të këtij kryemafiozi, që tradhtoi vendin e tij, që u korruptua nga Edi Rama dhe që të dy, për qëllime dhe interesa personale, zhvilluan veprimtari antiamerikane, antishqiptare, antiligjore.

Në këtë kontekst, njerëzit përgjegjës nga qeveria shqiptare për të organizuar veprimtaritë ‘zyrtare’ të McGonigal në Shqipëri kanë qenë Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla.

Këta kanë marrë pjesë në sistemin korruptiv të gjobave nga ekipi famëzi i McGonigal.

SKAP-i partisë nuk do e hetojë këtë çështje sepse në çdo skaj, në çdo qoshe, fijet të çojnë te Edi Rama.

Gjiknuri, i vetëdijshëm për veprimtarinë korruptive antiligjore, iu deklaroi medieve në krye të radhës se çdo gjë e kam bërë me porosi të Edi Ramës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *