Lajme

Berisha: Pas inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj!

Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat për të folur edhe një herë për inceneratorin e Tiranës dhe për faktin se Erjon Veliaj është përgjegjësi kryesor që qëndron pas tij. Berisha tha se drejtësia është nën presion pas sekuestrimit të inceneratorit, pasi ka zbuluar shkeljet e rënda që implikojnë kryetarin e Bashkisë.

“Është Erion Veliaj jo viktimë apo myshteri i ustallarëve Zoto-Mërtiri, por padron i djegësit të Tiranës, ai që ka marrë përsipër dhe ka firmosur në emër të Këshillit Bashkiak, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin, se bashkia e Tiranës do të paguante 91 mln euro në vit për djegësin e Erion Velaijt.

Është Erion Veliaj personi që u ka marrë për 6 vite me radhë qytetarëve të Tiranës tarifën 29 euro për ton mbetjesh pa djegur 1 kilogramë të tillë dhe ky është një akt shumë i rëndë. Janë paguar për çdo ton mbetje 18 euro mbi tarifën e zakonshme që i takonte për depozitim dhe seleksionim.

Është Erion Veliaj që ka tatuar me 60 mln euro ndërtuesit e Tiranës, duke i detyruar ata me një polici të trefishtë, policinë e shtetit, policinë e tij bashkiake dhe policinë private të Agron Malaj, që të mos dilte asnjë kosh dhe nga Tirana, por të shkonin të gjitha dherat dhe inertet në Sharrën e Tiranës.

Është Erion Veliaj i cili ka toleruar lojën me ndryshimin e pronarëve, me vetëdije të plotë.

Këtu unë jam për të informuar shqiptarët se në vitet 2019-2020, Bruno Preseci, Franco Tossi, kanë ardhur me çarter disa herë dhe kanë takuar Erion Veliajt. Sipas një burimi tjetër, por që ky duhet verifikuar, ata një udhëtim të tillë e kanë bërë edhe para 3 muajsh, po me çarter dhe janë larguar nga Shqipëria.

Çfarë fshihet prapa këtyre fakteve? E sigurtë është se fshihet një veprimtari kriminale e Erion Veliajt.

Së fundi për të gjithë ata që janë të interesuar që ky problem të zbardhet deri në fund, unë deklaroj se një kusht i tillë, mund të plotësohet në rast se Alqi Bllako, ose Etleva Kondi, merren si të penduar të drejtësisë” tha Berisha.

Rruga Press

Lexo më shumë  Mbi 11 miliardë euro të mbledhura nga Administrata Tatimore e Kosovës (AKM) në 25 vjet, 2.79 milliard euro vetëm gjatë Qeverisë Kurti 2
YouTube player