Lajme

Berisha paralajmëron policinë: Do ndëshkoheni nëse dhunoni protestuesit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar forcat e policisë, një ditë para protestës së 7 korrikut.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se çdo punonjës i policisë do të marrë ndëshkim ligjor nëse tenton të intimidojë, provokojë ose dhunojë protestuesit.

“Paralajmëroj të gjithë llojet e policive, se çdo presion, çdo qëndrim, çdo përpjekje për të intimiduar, dhunuar, penguar popullin opozitar, do të regjistrohet dhe do të marrë ndëshkim personal të merituar ligjor. Paralajmëroj, të mos provokojnë protestuesit”, theksoi kryedemokrati.

Lexo më shumë  Prokuroria i ngren aktakuzë për falsifikim të dokumenteve zyrtare Nexhat Fazliut, teksa “gazetari” Mehmetaj tentoi ta manipulojë opinionin publik duke e shpallur “hero”

Sipas tij, e nesërmja do të jetë një ditë beteje e vërtetë, pasi opozita zbret në shesh si opozitë e vërtetë pas kaq vitesh.

Berisha shtoi se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen e tij sa më parë.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Kurti pret në kryeministri heroin nga Kosova që shpëtoj nga flakët banorët e një ndërtese në Itali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *