Lajme

Berisha: Në aferën e Portit të Durrësit janë Rama, Vuçiqi dhe Lukashenko

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama për projektin e Portit të Durrësit, duke e cilësuar një aferë korruptive dhe sipas tij që bashkon, Ramën me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe atë të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenkon.

Berisha tha pas fjalës në parlament se poseduesit e ballit ujor të Beogradit shitën kompanitë e tyre që i kishin të regjistruara në Qipro. Ishte transaksion formal, i mori të gjitha Amari i Edi Ramës, por se drejtuesi i vërtetë është ‘Bratja Kariç’, vëllezërit Kariç.

Lexo më shumë  Flamuri bashkon shqiptarët, qytetarët e Kosovës rezervojnë në Shqipëri për festat e nëntorit

Këto kompani janë sanksionuar ashpër nga gjithë bota e lirë. Poseduesit e ballit ujor të Beogradit shitën kompanitë e tyre që i kishin të regjistruara në Qipro. Ishte transaksion formal, i mori të gjitha Amari i Edi Ramës. Drejtuesi i vërtetë është ‘bratja Kariç’, vëllezërit Kariç. Këtu del një nga lidhjet më të fuqishme të Edi Ramës, i cili ka për flamur, flamurin e Beogradit, ka për zot paratë që vjedh me Vuçiqin. Afera e djegësave me 420 mln euro është as 1 e dhjeta e aferës miliardëshe të portit të Durrësit. Flet në parlament si i kalamendur nga droga. Kërcënon me SKAP-in e partisë dhe gjykatat e partisë, por e vërteta është se për çdo aferë do përballet me drejtësinë, sidomos pas heqjes së parashkrimit. Fjalën më të rëndësishme e kanë qytetarët më 12 nëntor, revolta e shqiptarëve kundër këtij regjimi që nuk ndalet. 

Skenari është protesta më e madhe që ka parë vendi ndonjëherë. Qytetarët do shprehin mllefet e tyre ndaj një regjimi që ua ka bërë vendin të pajetueshëm. Iu ka tjetërsuar flamur e çdo gjë”, tha Berisha.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *