Lajme

Berisha konfirmon “bashkimin” me Metën: Opozita finalizon koalicionin

Ish-kryeministri Sali Berisha tha gjatë mbledhjes së grupit të PD se opozita do të finalizojë në orët në vazhdim koalicionin për të garuar në zgjedhjet e 14 majit.

Berisha u shpreh se do të jetë koalicion fitues ndaj Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij Alibeaj dhe Basha.

“Nga ana tjetër, përpjekjet e tij për të shkuar i vetëm në zgjedhje dhe përjashtuar opozitën e vërtetë nga zgjedhjet, morën fund. Dështoi me turp!

Opozita finalizon në orët që vijnë, koalicionin e fuqishëm me të cilin i jep Edi Ramës dhe monizmit të tij, goditjen fatale me datë 14 maj.

Ai mbetet në koalicion vetëm me Alibashën dhe Lul Bravën.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Por unë një gjë u them demokratëve, se nuk ka zgjidhje më të gabuar sesa zgjidhja për t’u keqpërdorur si patericë e Edi Ramës në këto zgjedhje.

Pasi sot, çdo qytetar, çdo demokrat, duhet të angazhohet dhe të bëjë gjithçka për fitoren e opozitës dhe disfatën e Edi Ramës.

Të mbështesësh një njeri, që nxin me emrin e tij, sot kudo në botë, zgjedh të nxish veten tënde. Një njeri që do ketë fatin e McGonigal. Krim nuk kryen vetëm ai që merr, por edhe ai që jep.

Kjo është në kodin e SHBA, në Shqipëri dhe në çdo kod. Edi Rama me Duçkën e tij, i ka dhënë Agron Nezës 225 mijë dollarë.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

Askush të mos ketë iluzion se Ramën e pret fati i McGonigal.

Të marrësh përsipër për të kandiduar vetëm për të dëmtuar opozitën, do të thotë vetëm për të ndihmuar Edi Ramën, kjo përbën një akt shumë të rëndë personal.

Unë mund të kem besim se pallat-Kapllani, që numëron në listë 90 e ca tendera nga qeveria, nuk do jetë i detyruar të zbatojë urdhrat, por unë kam besim te qytetarët, kam besim te demokratët, që do bashkohen, do i trajtojnë këta individë si paterica të Edi Ramës”, tha Berisha.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *