Lajme

Berisha i prerë: Kjo është vetëm faqja e parë, Lul pengu u mbrojt me metodat banditeske të Ramës

Berisha i prerë: Kjo është vetëm faqja e parë, Lul pengu u mbrojt me metodat banditeske të Ramës

Berisha: Opozita e vërtetë është kjo që shihni, vigane në këmbë e cila u paraqit në protestë paqësore dhe u përball me mjetet më të egra të punës. Unë garantoj shqiptarët se jemi dhe do mbetemi të pamposhtur në vlerat që ne besojmë dhe mbrojmë. Ky ishte një skenar i përgatitur me kujdes gjatë gjithë këtyre ditëve. Kjo është një betejë e cila nuk do ketë të sosur dhe ju garantoj se kjo që patë sot është vetëm faqja e parë e saj, vetëm faqja e parë e saj. Këta janë shqiptarët e lirisë, këta janë shqiptarët e lirisë, ata që mendojnë se do mbahen pengje dhe kukulla për të shtypur vullnetin e tyre gabohen rëndë.

Janë populli i referendumit të Shqipërisë, janë qytetarët të cilët rikthyen në PD votën e lirë. Asgjë nuk e pengon ortekun e tyre. Sot shqiptarët dhe bota panë fytyrën e vërtetë të Lul pengut i cili u mbrojt me metodat më banditeske, u mbrojt me të gjithë egërsinë e narko-banditëte të Edi Ramës. Mirënjohje ndaj qytetarëve që bënë historinë me protestën e tyre. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *