Berisha deklaron se Edi Rama është nën hetim nga drejtësia e SHBA-së për çështjen McGonigal
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaron se Edi Rama është nën hetim nga drejtësia e SHBA për çështjen McGonigal.
Sipas Berishës, njerëzit që janë nën hetim nuk janë automatikisht të pandehur, por Rama është nën hetim me autorizim të gjykatës.
“Nën hetim është domosdo se poshtë lexohet nga juria e madhe, është nën hetim me autorizim të gjykatës. Do të thotë se ka pasur arsye shumë evidente që i kanë shkuar jurisë së madhe për të hetuar kryetarin e një shteti tjetër. Tek marrja i pandehur hyn imuniteti diplomatik. Imunitetin diplomatik e respektojnë. Rama ka paguar vrasës me pagesë ndaj opozitës, ka korruptuar shefin e kundërzbulimit të një vendi aleat”, tha Berisha për ‘Now’ në Euronews.
Më 11 shkurt, Sali Berisha ka thirrur protestën e katërt kombëtare që pasi u rikthye në drejtimin e Partisë Demokratike.
Thirrja e protestës u paralajmërua nga Berisha pak ditë më parë dhe ndërmerret si reagim ndaj çështjes së ish-agjentit të FBI, Charls Mcgonigal, ku në dosjen hetimore përmendet edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Rruga Press