Lajme

Bëri komente të papërshtatshme në ndeshjen Kosovë U21-Shqipëri, RTK-ja paralajmëron masa ndaj Andin Lokajt

Drejtori i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Ngadhnjim Kastrati ka thënë se do të merren masa ndaj komentatorit Andin Lokaj, i cili mbrëmë (e martë) pas ndeshjes Kosovë-Shqipëri kishte bërë një status kundër kësaj të fundit.

Komentatori i njohur Andin Lokaj ka bërë disa komente të papërshtatshme ndaj shqiptarëve të Shqipërisë në ndeshjen ndaj Kosovës U21, e cila përfundoi me fitoren e Dardanëve 2-1.

“Parameno mos me pas fitu sonte kundër ktynve që kur kemi lujt na kosovart TOP, ata në stadion veq ushtar të tupit trunin të Enverit i kan pas në tribina. Harrova qi edhe peshqit me TURBI i patën kqyr”, ka deklaruar Lokaj duke bërë që të këtë reagime të shumta kundrejt tij.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Megjithatë, komentatori i njohur pritet të dënohet nga televizioni publik i Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, drejtori i RTK-së, Kastrati ka thënë se lidhur me rastin e deklarimeve publike te komentatorit Andin Lokaj, RTK do të veprojë në përputhje me standardet profesionale të RTK-së dhe Rregullores për Përgjegjësitë materiale dhe disiplinore.

Postimi pa ndërhyrje i Ngadhnjim Kastratit

“Lidhur me rastin e deklarimeve publike te komentatorit Andin Lokaj, RTK njofton se do te veproj ne perputhje me Standardet Profesionale te RTK-se dhe  Rregullores per Pergjegjesite materiale dhe disiplinore.

Po ashtu ju beje me dije se tani me kane filluar procedurat ne lidhje me kete rast!

Rruga Press

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *