Bota

“Bëre punën tënde”, Papa përgëzon gazetarin që e kapi duke dalë nga një dyqan

Papa Françesku e ka përgëzuar gazetarin që e pa atë duke i vizituar shokët e vjetër, të cilët kanë një dyqan të incizimeve muzikore në Romë këtë javë. Mediat e huaja raportojnë se Papa e quajti situatën si fati i tij i keq që doli lajmi.

Javier Martinez-Brocal, gazetar i agjencisë “Rome Reports” ishte në atë zonë të Romës qendrore rastësisht. Ai e filmoi Papa Françeskun me telefon, e publikoi videon në Twitter dhe pamjet u bënë virale. Më vonë në një letër dërguar gazetarit të enjten, Papa Françesku e përgëzoi atë për punën.

Lexo më shumë  NATO riafirmon gatishmërinë 'për të mbrojtur të gjithë aleatët' pas neutralizimit të raketës balistike të lëshuar nga Irani drejt Turqisë

“Nuk mund të mohohet se ishte një rast i fatit të keq, që pas marrjes së të gjitha masave, aty ishte një gazetar te vargu i taksive. Njeriu nuk duhet ta humbë sensin e humorit. Faleminderit që e bëre punën tënde, edhe nëse ajo e ka vënë papën në vështirësi. Ajo që më mungon më së shumti (që nga koha kur u bëra papë) është pamundësia për të ecur rrugëve, siç bëja në Buenos Aires, duke ecur nga një famulli te tjetra”, thuhet në letrën e Papës.

Lexo më shumë  NATO rrëzon raketën e dyte balistike iraniane që shkel hapësirën ajrore turke

Rruga Press

YouTube player