Lajme

Berat, restauruesit nxjerrin në dritë ikonën “Joan Pagëzori”

Pas shume muajsh pune e pasion specialistët e laboratorit të restaurimit të veprave të artit të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Berat përfunduan restaurimin e ikonës “Joan Pagëzori”.

E gjetur në kishën e Shën Kollit në fshatin Vanaj të Fierit me autor Kostandin Zografin ikona iu nënshtrua restaurimit në këto faza; konsolidimi i pikturës së ikonës, dezinfektim, pastrim, rivendosje vernikut për mbrojtjen e pikturës së ikonës.

Lexo më shumë  Socialistët e Francës ruajnë pushtetin në qytetet kryesore në zgjedhjet lokale

“Puna e imtësishme, delikate dhe me pasion e restauratorëve të DRTK-Berat ka nxjerr në dritë një tjetër thesar nga laboratori i restaurimit të veprave të artit të DRTK-Berat”, thekson DRTK Berat e cila ka ndarë edhe fotografinë e ikonës para dhe pas restaurimit.

Restaurimet dhe mirëmbajtja e ikonave fetare po merr vëmendje çdo ditë e më shumë. Institucionet përkatëse dhe specialistët për mirëmbajtjen e këtyre ikonave po bëjnë restaurimin e tyre për t’i bërë ato të denja për të treguar si vlerën, edhe historinë që ato mbartin.

Lexo më shumë  Karlo Bolino shkarkoi nga puna Ilir Babaramon pas kritikave ndaj qeverisë së Edi Ramës

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Berat, ka si qëllim kryesor nxjerrjen e këtyre veprave të artit nga faza e degradimit duke i dhënë mundësinë e ekspozimit në vijimësinë e një procesi që ka për qëllim ruajtjen dhe promovimin e Trashëgimisë Kulturore.

Rruga Press

YouTube player