Argument

Berat Buzhala dhe Vehbi Kajtazi me muaj të tërë deklaronin se Qeveria e Kosovës e ka inskenuar sulmin në Ibër-Lepenc

Nga Nexhat Behluli

Raporti i FBI-së mbylli çdo dilemë: sulmi në kanalin Ibër–Lepenc në Veri të Kosovës qenka organizu nga struktura kriminale.

Mostrat e dheut në çizmet e vëllezërve Jovan dhe Dragisha Viçentijević përputhen 100% me vendin ku u vendos eksplozivi.

Grupi kishte vëzhguar KFOR-in amerikan dhe bazën e Njësisë Speciale.

Ky është akt terrorist.

Por ajo që mua po më brengos, e di që më së paku dy gazetar dhe pronar të portaleve në Kosovë, Berat Buzhala dhe Vehbi Kajtazi, muaj të tërë, deklaronin se Qeveria e Kosovës vet e ka inskenuar sulmin për ta zhvendosur vëmendjen prej dështimeve qeverisëse!

Lexo më shumë  Njeriu që analistë shqiptarë e paraqisnin si vetë Amerika nuk është më as drejtor qendre kulturore, Trumpi e shkarkon - Tani është vetëm një lobues i Serbisë, pa asnjë influencë

Ku jan tash Organet e Shtetit : Hetuesia, Prokuroria, Gjykatat që nuk marin masa.

Unë sa e njoh gazetarinë, ky veprim i ktyne dy gazetarëve është tradhëti kundër Shtetit!

Çe po ju tregoj edhe diçka:

Në shtetin ku unë jetoj dhe zhvilloj veprimtari mediale, me bo vaki gazetarët me zhvillu këso propagande, jo vetëm që arrestohen e ju merret licenca e punës, por shteti edhe “i tredh”!

Lexo më shumë  Thirrje për organet e sigurisë së Kosovës - Milaim Zeka del në ballinën e gazetës serbe, duke e lidhur kryeministrin Kurti dhe Kosovën me akte kriminale: Kurti planifikonte të vriste Grenellin

Rruga Press

YouTube player