Beqa: LDK-ja përveç që i ka manipuluar mbi 15 mijë vota me postë të diasporës, e ka dëmtuar përgjithmonë procesin zgjedhor dhe pjesmarrjen e diasporës në zgjedhjet në Kosovë
Shkruan Fahri Beqa
Skema kriminale
Në jetën private, në karrierën profesionale, por edhe në politikë vlen parimi “mendo mirë para se të flasësh”!
Mirëpo nëse ke folur dhe e ke vendosur njëherë PIKËN në fund të fjalisë, mos e shndërro më në PRESJE!
LDK përveç që i ka manipuluar mbi 15 mijë vota me postë të diasporës, e ka dëmtuar përgjithmonë procesin zgjedhor dhe pjesmarrjen e diasporës në zgjedhjet në Kosovë.
Pasoja e parë e këtij manipulimi të zgjedhjeve tanimë po vërehet në vështirësimin e krijimit të qeverisë, pasi që LVV është dëmtuar për 2-3 deputetë, mirëpo pasojat e vërteta tek do të vërehen në vjeshtën e sivjetme kur do të mbahen zgjedhjet lokale dhe në zgjedhjet e ardhshme nacionale. Diskreditimi i procesit zgjedhor të diasporës ka qenë qëllimi kryesor i skemave kriminale mbrenda LDK-së dhe nëse nuk gjenden e dënohen fajtorët e këtij manipulimi, atëherë duhet të ndërrohet forma e ushtrimit të së drejtës së votës në diasporë.
Votimit fizik nëpër konsullata e ambasada por edhe në ndonjë shkollë apo sallë sporti duhet t’i jepet përparësi ndaj votimit me postë.
Ndërsa numërimi i votave duhet të bëhet menjëherë në vendvotime në diasporë në praninë e komisionerëve dhe vëzhguesve të partive politike pjesmarrëse në zgjedhje. Vetëm kështu rikthehet besimi në procesin e dëmtuar zgjedhor të diasporës.
Ndërsa me skemat kriminale të manipulimit të votave, jo që nuk duhet të bëhet koalicion për qeverisje, por as nuk duhet t’u jepet mundësia për koalicion, sepse njejtë sikurse që e kanë dëmtuar procesin zgjedhor e demtojnë edhe qeverisjen.
Sepse janë të njëjtit.
Skema kriminale në proces zgjedhor mbetet skemë kriminale edhe në qeverisje!
Rruga Press