Lajme

Beogradi u siguron ‘bukën e gojës’ marionetave të veriut, u lidh kontrata pune të larguarve nga institucionet e Kosovës

Në katër komunat veriore të Kosovës ka filluar të enjten nënshkrimi i kontratave ndërmjet Serbisë dhe serbëve të cilët janë larguar nga institucionet e Kosovës, ka njoftuar e ashtuquajtura “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë.

Firmosja e kontratave po bëhet përmes kësaj zyre.

Sipas njoftimit, me nënshkrimin e këtyre kontratave serbët që janë larguar nga institucionet do t’i rregullojnë obligimet juridike nga marrëdhëniet e punës, ato pensionale dhe sigurimet shëndetësore.

Lexo më shumë  Shqipëria numëron turistët/ Serbia numëron të ardhurat që i vijnë prej armëve

Në komunikatën e lëshuar nga kjo zyrë nuk është bërë e ditur se në cilat institucione të Serbisë do të angazhohen ata, por se do të marrin të ardhurat që i kanë marrë nga institucionet e Kosovës.

Pagesat e para, njoftohet se do të dalin në llogaritë e punëtorëve në muajin dhjetor.

“Në këtë mënyrë po përmbushet premtimi i dhënë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndaj qytetarëve tanë në Kosovë, të cilët kanë dalë nga institucionet, se shteti do të kujdeset për secilin prej tyre dhe se askush nuk do të mbetet pa përkrahje të shtetit”, thuhet në komunikatë.

Lexo më shumë  Serbia vazhdon të shkel marrëveshjet e ndërkombëtarët heshtin, Brnabiç: Kërkesa e Kosovës për t’u bërë mysafire speciale, jashtë agjendës së Komitetit Politik të KiE-së

Më 5 nëntor, përfaqësuesit serbë të institucioneve të Kosovës janë dorëhequr nga pozitat e tyre në Polici, Gjykatë, Prokurori, si dhe në institucionet lokale e qendrore.

Dorëheqjet u bënë në shenjë kundërshtimi ndaj planit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e targave serbe në veri të vendit, të cilat Kosova i konsideron të jashtëligjshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *