Bota

Bënte sikur i vaksinonte kundër Covid-19 për marrjen e certifikatës, arrestohet infermieri italian

Një infermier 51 vjeçar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet se ka kundrejt ryshfetit  nuk i ka vaksinuar me vaksinën anti Covid disa qytetarë.

Mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Ankonës në Itali, ku 51 vjeçari ashtu si disa kolegë të tjerë muajt e fundit, kanë zbrazur shiringën, pa prekur gjilpërën në krahun e qytetarëve kanë bërë sikur kanë vaksinuar qytetarët.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS
YouTube player

Autoritetet italiane bëjnë me dije se kundrejt një pagese prej 400 eurosh infermieri i arrestuar dhe bashkëpuntorët e tij nuk e aplikonin vaksinën n trupin e qytetarëve por e derdhin me qëllim që ato që nuk donin të vaksinoheshin të merrnin certifikatën e vaksinimit.

Infermieri akuzohet për ryshfet, me ndihmën e katër personave të tjerë, të cilët vepronin si ndërmjetës. Policia e Ankonës sekuestroi një total prej 18,000 eurosh.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *