BallinaLajme

Benet Beci, 100 mijë euro tender për imazhin dhe eventet e KESH-it

Nga BoldNews.al

Drejtori i Koorporatës Energjitike Shqiptare, Benet Beci, po shpenzon plot 100 mijë euro për imazhin dhe eventet e institucionit. Dikur pjesë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, duke mbështetur sa njerën dhe tjetrën parti, Beci duket se ua ka “gjetur” telat mazhorancave. Shpeshherë është akuzuar se ka bërë tendera të dyshimtë, duke favorizuar firma të veçanta. Madje, edhe për punësimin e të afërmve të politikanëve. Dhe mbajtja e këtyre balancave ka sjellë që z.Beci të ketë dorë të lirë në bërjen e tenderave. Pasi “shfrytëzoi” dhe u “shfrytëzua” në FSHZH, z.Benet Beci drejton prej më shumë se një viti KESH-in, një nga ndërmarrjet shtetërore më fitimprurëse, ku vetëm tenderat e të cilit për mirëmbajtjen e kaskadave të Hidrocentraleve, apo për shitjen dhe blerjen e energjisë, janë me miliona euro. Kësaj herë ka “goditur” me një tender për imazhin dhe eventet e KESH-it.

Lexo më shumë  Maqedonci jep detaje për procesin e hapjes së fabrikës për prodhimin e municioneve dhe laboratorin për dizejnimin e dronëve

Sipas dokumentit të mësipërm, Koorporata Energjitike Shqiptare ka shpallur fituesin e tenderit të imazhit. Fitues i procedurës është kompania “Lizard” shpk. Në dokumente shkruhet se vlera e tenderit ka qënë rreth 140 milionë lekë të vjetra, ku firma fituese duhet ti rrisë imazhin KESH-it për një periudhë 24 mujore. Në tender kanë marrë pjesë 3 firma. Ofertën më të ulët e ka pasur firma “Digi Print” shpk, me vlerë të ofertës 4,617,250 lekë. Ndërkohë, e dyta ka qenë “Lizard” me plotë 10,609,040 lekë pa TVSH. Pra, plot 50 milionë lekë më shumë!LEXO EDHE  Qeveri e oligarkëve? Rama: Na marrshin të keqen

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Për të rritur imazhin e KESH-it, drejtori Benet Beci ka planifikuar që të prodhojë dokumente të shumta me logon e KESH-it. Gjithashtu, sipas të njëjtave dokumenteve që ka siguruar Bold News, do të organizojë edhe disa evente, ku për zhvillimin e tyre do të prenotojë kamera, tenda, mikrofonë e gjithçka tjëtër që këta shtetarë të ndihen sa më komod.

Dhe, të gjitha këto shpenzime, në një kohë Covidi dhe tërmeti.

Foto

YouTube player