KryesoreLajme

‘Bën një dorë të mirë’/ Erion Isai në përgjimet e SPAK për shitjen e sasisë drusore

Një tjetër përfaqësues i lartë i Partisë Socialiste ka rënë në rrjetën e përgjimeve në kuadër të një hetimi nga SPAK. Bëhet fjalë për kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isain, i cili komunikon me shtetasin Lirjan Hyseni, anëtar i Këshillit Bashkiak Ersekë, për shitjen e një sasie prej 1 mijë metra kub lëndë drusore.

Këshilltari Lirjan Hyseni, me 15 tetor të vitit të kaluar, i kujton Erion Isait, se në këtë rast “bën një dorë të mirë…”. Kjo bisedë zhvillohet mes tyre një ditë pasi Hyseni kishte takuar biznesmenen e druve në Korçë, Mirela Matraku. Kjo e fundit kërkonte të blinte sasinë e druve, ndërsa Isai i komunikon Hysenit që Matraku duhet të marrë letrat dhe të shkonte ditën e martë, por fillimisht duhej të kontaktonte, përgjegjësin e Pyjores në Bashkinë Kolonjë.

Lexo më shumë  Kurti premton investim në Trepçë bashkë me një korporatë ndërkombëtare

Pas kryerjes së lëvizjeve përkatëse, vendoset që biznesmenia të merrte për pak ditë 500 metra dru dhe 500 të tjera në ditët e muajit nëntor.

Të enjten e kaluar u pezulluan nga detyra 9 zyrtarë, mes të cilëve dhe drejtoresha e Drejtorisë së Inspektimit të Pyjeve në Tiranë Fjoralba Tota, si edhe përgjegjës i sektorit, kryeinspektorë dhe inspektorë. Ata akuzohen për shpërdorim detyre në lidhje me kryerjen apo moskryerjen e veprimeve me dashje, në kundërshtim me ligjin, duke iu sjellë personave të tjerë, përfitime të padrejta dhe duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit./Syri.net/

Lexo më shumë  Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, në terren për menaxhimin e situatave emergjente
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *