KryesoreLajme

Belind Këlliçi: Rama, garanti i vjedhjeve në Shqipëri

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është garanti i vjedhjeve në Shqipëri sot.

Në një intervistë për “Kafe Shqeto”, Këlliçi tha se është rast studimor politik, pasi është i vetmi që vjedh një mandat të katërt dhe merr shumë herë më shumë vota se herën e fundit.

Lexo më shumë  Shembja e rrugës Librazhd-Pogradec, “bum anulimesh të rezervimeve” në juglindje të vendit

“Erion Veliajn në këmbë e mbante Rama. Veliaj është sot në burg për fustane dhe rroba, nuk është për inceneratorët, as për afera.

Por shkoi për ato në burg, çështja shkon te Rama. Rama është garanti i vjedhjeve në Shqipëri sot.

Është i vetmi që vjedh një mandat të katërt dhe merr më shumë vota.

Është rast studimor politik. Këto media që thonin se sa të bukur janë inceneratorët e gjejnë fajin tek opozita. Thënë këtë, ne pa diskutim kemi për detyrë që të gjitha këto që themi para qytetarëve t’i tregojmë katërcipërisht”, tha Këlliçi.

Lexo më shumë  Tre anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës distancohen nga gjuha e Isufajt dhe Lumezit ndaj BE-së

Rruga Press

YouTube player