Bota

Belgjika lehtëson masat e hyrjes duke nisur nga 18 shkurti

Belgjika i është bashkuar vendeve që kanë vendosur të lehtësojnë masat e kufizimit për personat që hyjnë në vend. Ose të paktën kështu po duan të thonë. Mediat blege njoftojnë se duke nisur që nga data 18 shkurt, autoritetet do të kërkojnë vetëm certifikatë vaksinimi, ose test për CoVid-19 apo certfikatë shërimi, pavarësisht se nga cili vend vijnë.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Megjithatë edhe ky lëshim ka një masë. Personat e pavaksinuar që vijnë nga jashtë BE-së nuk mund të hyjnë si turistë, por vetëm për udhëtim të nevojshëm dhe vetëm nëse paraqesin një certifikatë shërimi apo një test negativ. Është e paqartë se cila logjikë sanitare i ndan udhëtarët mbi kriter kufinjsh, ndërkohë që vërtetimi i vetëm i besueshëm është vaksina, apo testi. Pra një dokument mjekësor që as ka lidhje me gjeografinë. E vetmja arsye këtu është pamundësia e autoriteteve për të përpunuar fluks turistësh të cilëve do duhet t’u kontrollohen edhe një dokument shtesë, që është kohë dhe kosto.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *