Bekim Pocesta fitues i raundit të parë në Dibër
Kandidati për kryetar të komunës së Dibrës nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa i mbështetur nga VMRO-DPMNE Bekim Pocesta është fitues i raundit të parë të zgjedhjeve lokale, ku sipas burimeve partiake Pocesta ka marrë 3.999, kandidati i BDI-së Hekuran Duka mbështetur nga LSDM 3.707, derisa kandidati i tretë Petrit Klenja nga PDSH dhjetë vota.
Në ciklet e tjera të zgjedhjeve lokale kanë fituar kandidatë të BDI-së si dhe numër më të madh të këshilltarëve për të cilën Dibra konsiderohej edhe si bastion i kësaj partie.
Për këshillin 15 anëtarësh të komunës ka pasur pesë lista edhe atë nga LSDM, BDI, VMRO-DPMNE, Besa dhe me listë të përbashkët kanë dalë ASH dhe Aleanca.
Rruga Press