Begjet Pacolli në prokurorinë e Tiranës, po pyetet për 47% të aksioneve të aeroportit të Vlorës
Biznesmeni i njohur Kosovar Behgjet Pacolli, sapo është paraqitur në prokurorinë e Tiranës, ku po meret në pyetje nga një grup hetuesish që po ndjekin hetimin për aksionet e Aeroporti të Vlorës.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se pyetja e Pacollit, po kryet si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe konfliktin me aksionerin Valdon Ademin dhe ish-administratorin e kompanisë “Vlora Internacional Airoport”, Valon Lluka.
Pacolli po pyetet jo vetëm për kallëzimin e aksionerit Valdon Ademi por edhe për kallëzimin që ka bërë Emin Pacolli në prokurorinë e Tiranës për tre personat si noteren Valbona Selimi, aksionerin në minorancë Valdon Ademi dhe ish-administratorin Valon Lluka.
Në 1 shtator 2025, me vendim të Asamblesë së Përgjithshme, Valon Lluka është shkarkuar nga administrimi i kompanisë “Vlora International Airport – VIA” dhe në vend të tij është emëruar administrator i ri, Mentor Hajdaraj.
Arsyet e shkarkimit janë motivuar për kryerjen e veprimeve të fshehta që ai ka kryer pa autorizim të aksionerëve kryesorë të kompanisë që po ndërton aeroportin e Vlorës.
Në kallëzimin penal Emin Pacolli akuzon ish-administratorin Valon Lluka, noteren Valbona Selimi dhe aksionerin në minorancë Valdon Ademi, se kanë kryer veprime mashtrimi dhe falsifikim të dokumentave me qëllim rrëmbimin e 47 për qind të aksioneve.
Pacollët pretendojnë se nuk e njohin dhe nuk janë paraqitur ndonjëherë tek noterja Valbona Selimi, duke e akuzuar këtë të fundit se ka falsifikuar deklaratën noteriale, pasi ka nënshkruar dhe legjitimuar një akt noterial pa qënë prezent palët.
Nga ana tjetër Valdon Ademi, ka kallëzuar në prokurori Emin Pacollin, Behgjet Pacollin dhe Nelson Çela, për akuzën e “Mashtrimit me pasoja të rënda” dhe “Falsifikimit të dokumentave”.
Ademi, pretendon se ka blerë 47 për qind të aksioneve tek “Vlora International Airport – VIA” dhe për këtë blerje pretendon se ka kryer dhe pagesën në adresë të kompanisë që zotërohet nga Pacollët, “Mabco Constructions SA”.
Pavarësisht këtyre pretendimeve tashmë prokuroria pritet të kryejë marjen në pyetje të disa personave dhe më pas të kërkojë ekspertimin grafik të kontratës së noteres Valbona Selimi.
Gjithashtu hetimet tashmë janë shtrirë tek verifikimi i dokumentacionit dhe pyetjes së disa personave të tjerë, përfshirë zyrtarëve të bankës BKT-ë (ku është marë një kredi 56 milion euro), disa kontraktorëve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe biznesmenit Behgjet Pacolli.
Ndërkohë nga ana tjetër gjykata administrative e Tiranës, ka pranuar një kërkesë civile për marjen e një sigurim padie, ndaj Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., duke pezulluar çdo vendim të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve, e cila ishte caktuar të mbahej më 20 tetor 2025.
Gjithashtu, në bazë të vendimit, pezullohet e drejta e votës e ortakut të shumicës, shoqërisë “Mabco Constructions SA”, deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së 49 për qind të kuotave të kapitalit të shoqërisë VIA sh.p.k., të transferuara më 3 prill 2025 tek blerësi “2A Group” sh.p.k.
Rruga Press

