KryesoreLajme

Bedri Hamza “vjedhë” projektet e Qeverisë Kurti

Këtë vit të ri, kandidati i PDK-së për kryeministër e njëkohësisht Kryetari i Komunës së Mitrovicës, e nisi fushatën elektorale me një lajmërim në llogarinë e tij në Facebook për përurimin e dy qendrave shëndetësore në Mitrovicë.

Ky njoftim e imazh që për qëllim pati ngrohjen e zemrave të mbështetësve të Hamzes për zgjedhjet që po vijnë, u bë sa i dëmshëm për të, aq dhe qesharak.

Lexo më shumë  PDK synon ta dobësojë Kurtin, LDK kërkon bashkëqeverisje, AAK rrezikon pragun

Hamza, duke dashur të dalë bukur dhe punëtor, veç na rikujtoi edhe njëherë ndikimin e paketave të Qeverisë së Kosovës në tranformimin e komunave dhe njësive shëndetësore në mbarë vendin.

Ky projekt ishte prezatuar vetëm 2 muaj më parë, saktësisht në 8 nëntor 2024, nga Ministrja Rizvanolli dhe është mundësuar nga grantet e Ministrisë së Ekonomisë dhe Fondi për Efiçencë të Ekonomisë.

Hamza edhe njeherë na kujton vesin e gjithëditur të ish-qeveritarëve, tanimë në opozitë, për të vjedhur, kësaj radhe projektet e Qeverisë Kurti.

Në rast dështimi në zgjedhjet e 9 shkurtit, burime të ndryshme thonë se Hamza pritet të aplikojë për rolin e përuruesit të projekteve të Qeverisë Kurti 3, për të cilin tashmë edhe po e plotëson CV-në.

YouTube player