Becchetti fitoi qysh në 2020, KLSH zbardh të vërtetën: EUROCONTROL bllokoi llogaritë e Shqipërisë
Qeveria ka përgënjeshtruar çdo lajm sa i përket humbjes së arbitrazhit ndërkombëtar me biznesmenin Italian Francesco Becchetti, por raporti i KLSH ka zbardhur gjithë të vërtetën për detyrimin prej 120 milionë eurosh.
Në analizën e buxhetit të vitit 2020 bëhet e ditur se autoriteti i aviacionit civil është njoftuar nga EUROCONTROL, Agjencia Evropiane e cila mbledh tarifat e trafikut ajror në Republikën e Shqipërisë, për urdhrin e ekzekutimit për bllokimin e llogarive të shtetit shqiptar në EUROCONTROL.
Vendimi është dhënë në fakt nga Gjykata e Shkallës së Parë në Bruksel, por shtohet se drejtimi i institucionit nuk ka marrë masat për një koordinim me Instancat më të Larta Shtetërore, Avokaturën e Shtetit për efektet ekonomike.
Por rezulton se shteti shqiptar ka qenë si palë e pa ditur në 14 raste në Gjykatat e huaj të arbitrazhit ndërkombëtarë.
Nga këto çështje gjyqësore 9 prej tyre ka përfunduar procesi dhe në 5 raste qeveria ka humbur.
Detyrimet që do të duhet të paguhet nga buxheti për gabimet e administratës dhe qeverisë shkojnë në shumën prej 388 milion eurosh.
Po ashtu saktësohet se vetëm në vitin 2020 janë paguar 33.3 milionë euro dhe ende mbetet një stok i detyrimit prej rreth 109 milionë eurosh për të cilat duhet të miratohet vendimi i këshillit të ministrave.
Në raportin e kontrollit të lartë të shtetit për vitin 2020 shënohet se Shqipëria ka fituar në katër raste duke shpëtuar një shumë prej 10 milion eurosh.
Nga ana tjetër detyrimet nga gjykata e të drejtave të njeriut janë ende të pa ekzekutuara 7 vendime në vlerën e rreth 18 milionë eurove Euro dhe të paktën 1 milionë e 600 mijë euro kamatëvonesa potenciale./ora/