Bota

BE sanksionon 33 persona për vdekjen e liderit opozitar rus, Navalny

Këshilli i BE-së sot zyrtarisht vendosi kufizuese kundër 33 individëve dhe dy subjekteve të lidhura me vdekjen e politikanit të opozitës rus, Alexei Navalny .

“Vrasja e Alexei Navalny nga regjimi i Kremlinit është një kujtesë e ashpër e shpërfilljes së tij të plotë për jetën njerëzore,” tha Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

“Sanksionet e sotme demonstrojnë vendosmërinë tonë për t’i kërkuar Rusisë të mbajë përgjegjësi për shkeljen e vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Rusi,” tha ai. Një kritik i vendosur i Vladimir Putinit, Alexei Navalny vdiq më 16 shkurt në rrethana misterioze në një koloni penale të Arktikut, ku po vuante një dënim 19-vjeçar për “ekstremizëm”. Vdekja e tij shkaktoi dënimin e vendeve perëndimore.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Rruga Press

YouTube player