Bota

BE pranon sanksione të reja kundër Bjellorusisë për krizën kufitare

BJELLORUSI – Bashkimi Evropian ka rënë dakord për sanksione të reja kundër Bjellorusisë në shënjestër tw tw cilave do tw jetw të gjithë ata që janë të përfshirë në lehtësimin e transportit të njerëzve nw kufirin e Bjellorusisë me Poloninë, ku mijëra emigrantw janë të mbërthyer në kampet e improvizuara.

Sipas BBC,  BE-ja akuzon regjimin e Aleksandër Lukashenkos për kryerjen e një “sulmi hibrid” kundër bllokut duke lejuar njerëzit nga Lindja e Mesme, të cilët janë të dëshpëruar të arrijnë në BE, të fluturojnë në Minsk dhe të nisen për në kufirin polak. Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së, tha se vendimi i 27 ministrave të jashtëm të BE-së pasqyronte vendosmërinë e Bashkimit Evropian për t’i bërë ballë instrumentalizimit të emigrantëve për qëllime politike.

Lexo më shumë  Fjalimi i Ministrit të punëve të jashtme të Mbretërisë së Bashkuar në Këshillin e Sigurimit në OKB: Putini po e kthen Rusinë në një perandori mafioze

“Një listë e njerëzve dhe subjekteve që do të goditen nga ngrirja e aseteve dhe ndalimet e udhëtimit pritet të finalizohet në javët në vijim. Ai do të përfshijë njerëz, linja ajrore, agjenci udhëtimesh dhe të gjithë të përfshirë në këtë shtytje të paligjshme të emigrantëve kundër kufijve tanë”, tha Borrell.

Pamje treguan njerëz që po dilnin nga një pyll ku ishin vendosur dhe po shkonin për në pikën kufitare Kuźnica. Grupi u shoqërua nga policia bjelloruse. Kur arritën në kufi, ata u takuan nga policia polake e trazirave që qëndronte pas gardhit me tela.

Lexo më shumë  Finlanda do të vendosë bazën e NATO-s pranë kufirit me Rusinë

BE ka vendosur tashmë katër raunde sanksionesh ndaj autoriteteve bjelloruse dhe zyrtarëve të lartë lidhur me zgjedhjet e diskutueshme të vitit të kaluar dhe shtypjen brutale të protestuesve paqësorë që pasuan.Zyrtarët e BE-së duan të sigurojnë që lista e re e sanksioneve të jetë ligjërisht e papërshkueshme për të minimizuar rrezikun e padisë në gjykatën evropiane të drejtësisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *