Bota

BE po përshpejton dërgesat e saj të armëve në Ukrainë

BE-ja po përshpejton dërgesat e armëve në Ukrainë për të mbështetur kundërsulmin e saj, tha shefi i industrisë së BE-së, Thierry Breton për të përditshmen franceze Le Parisien.

Ai tha se BE do të rrisë përpjekjet e saj, duke u zotuar se 1 milion armë të kalibrit të lartë duhet të sigurohen brenda vitit të ardhshëm.

“Ne do të shtojmë përpjekjet tona për të ofruar armë dhe municione – kjo është një luftë me intensitet të lartë në të cilën ato luajnë një rol vendimtar”, ka thënë Breton, duke përmendur një premtim për të furnizuar një milion armë të kalibrit të lartë gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Lexo më shumë  ‘Dexit’? E djathta ekstreme, AfD do që Gjermania të dalë nga BE

“Ne po përgatitemi që lufta të zgjasë edhe disa muaj, apo edhe më gjatë”, shtoi ai

Ndërkohë Mbretëria e Bashkuar do të jetë nikoqir i “Konferencës për Rimëkëmbjen e Ukrainës” të mërkurën për të diskutuar se si të rindërtohet vendi pas pushtimit shkatërrues të Rusisë.

Dhe kryeministri Rishi Sunak është vendosur t’u bëjë thirrje investitorëve dhe drejtuesve të biznesit që “të shfrytëzojnë me shpejtësi inovacionin dhe kreativitetin” për të ndihmuar në rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta, përcjell Telegrafi.

E duke folur të dielën në Sky News, deputetja ukrainase Lesia Vasylenko tha se vendi i saj është një “zonë lufte” për momentin.

“Miliona fëmijë janë ndarë nga baballarët e tyre, të cilët ose janë duke luftuar në vijën e parë të frontit ose janë jashtë në vende si Britania e Madhe duke kërkuar strehim, ndërsa baballarët e tyre mbeten gati për betejë në Ukrainë”.

Lexo më shumë  ‘Dexit’? E djathta ekstreme, AfD do që Gjermania të dalë nga BE

“Por sigurisht, luftimet vazhdojnë, bombardimet vazhdojnë, çdo ditë dhe natë,… dhe e gjithë kjo shkakton kërdi, shkakton shkatërrim masiv të infrastrukturës kritike të nevojshme për funksionimin e vendit, të nevojshme për komunitetet për të jetuar”.

Sipas saj, praktikisht, rrugët janë “sfida më e madhe” në mënyrë që komunitetet të mund të funksionojnë, por shkollat dhe spitalet gjithashtu kanë nevojë për rindërtim.

Ajo tha se kundërofensiva që është duke u zhvilluar është “intensive”, duke thënë se sa herë që forcat ukrainase fitojnë terren, Rusia lëshon raketa në qytete.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *