Bota

BE planifikon të luftojë abuzimin seksual të fëmijëve në internet

Platformat e mediave sociale mund të detyrohen të bëjnë më shumë për të trajtuar abuzimin seksual të fëmijëve në internet, sipas planeve të reja të Bashkimit Evropian që pritet të shpallen në muajt e ardhshëm.

Sipas mediave të huaja, rregullat do të zëvendësonin legjislacionin aktual të përkohshëm që lejon raportimin vullnetar të materialit të abuzimit seksual të fëmijëve (CSAM) me një detyrim ligjor për ta njohur, raportuar dhe hequr atë.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

“Unë do të propozoj legjislacionin në muajt e ardhshëm që do t’u kërkojë kompanive të zbulojnë, raportojnë dhe heqin abuzimin seksual të fëmijëve”, tha komisionerja e çështjeve të brendshme të BE, Ylva Johansson për gazetën gjermane Welt am Sonntag të dielën.

“Një raport vullnetar atëherë nuk do të jetë më i mjaftueshëm”, tha ajo.

Meta, kompania mëmë e Facebook, Instagram dhe WhatsApp, do të ndikohej veçanërisht nga çdo ndryshim në rregullore, tha Johansson për gazetën.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Sipas Euronews, kompania aktualisht përbën rreth 95 për qind të njoftimeve të abuzimit seksual të fëmijëve.

Rregullat aktuale të BE-së për raportimin e CSAM-it ua lënë në dorë platformave të mediave sociale dhe shërbimeve të mesazheve që të vendosin nëse do të ndjekin apo jo raste të dyshuara të përdoruesve që kryejnë shkelje të abuzimit seksual të fëmijëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *