Bota

BE në kundërsulm: Do t’i përgjigjemi me reciprocitet tarifave të Trumpit

Liderët evropianë kanë bërë të qartë se cila do të jetë qasja e tyre ndaj tarifave të Trumpit.

Duke folur nga Brukseli, përpara takimit informal mbi sigurinë, krerët e shteteve u shprehën dakord për një përgjigje të unifikuar dhe të fortë ndaj taksave amerikane.

“Është e qartë se si një zonë e fortë ekonomike, ne mund t’i japim formë vetë gjërave dhe mund të reagojmë ndaj politikave të tarifave me politika reciproke. Ne do ta bëjmë këtë, por synimi duhet të jetë që të procedojmë në atë mënyrë që të arrijmë bashkëpunimin”, tha Olaf Sholz, Kancelar i Gjermanisë.

Lexo më shumë  Tensioni mes Kinës dhe Tajvanit: Pekini dërgon 21 avionë dhe 7 anije luftarake

Shmangia e luftës së tarifave duket se është opsioni numër një për shumë vende.

“Duhet të bëjmë gjithçka që ta shmangim këtë luftë të panevojshme tarifash. Nuk mund ta humbasim gjuhën e përbashkët dhe të harrojmë interesat tona. Në të njëjtën kohë, nuk mund të humbasim vetërespektin dhe vetëbesimin evropian. Nuk është e lehtë, por do ta shohim”, u shpreh Donald Tusk, Kryeministër i Polonisë.

Lexo më shumë  Nga tarifat e Trumpit përfiton vetëm Kina, thotë shefja e BE-së

Teksa Trumpi po ecën përpara me agjendën e tij të jashtme dhe lufta në Ukrainë kufizon vartësinë evropiane nga gazi rus, Evropa po përpiqet të bëhet ekonomikisht më e pavarur.

Në të njëjtën kohë, asaj do t’i duhet të investojë 500 miliardë euro në dekadën e ardhshme.

Rruga Press

YouTube player