BotaKryesore

BE miraton paketën e 15-të të sanksioneve kundër Rusisë

Këshilli Evropian ka miratuar paketën e 15-të të sanksioneve kundër Rusisë, e cila ishte rënë dakord më parë në nivelin e Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER).

Këtë e tha Këshilli Evropian në një deklaratë për shtyp të postuar në faqen e tij të internetit, shkruajnë mediat e huaja.

“Rusia vazhdon sulmin e saj brutal kundër Ukrainës dhe popullit ukrainas. Kjo paketë sanksionesh është pjesë e përgjigjes sonë për të dobësuar makinën luftarake të Rusisë dhe atyre që po mundësojnë këtë luftë, duke përfshirë edhe kompanitë kineze. Kjo tregon unitetin e vendeve anëtare të BE-së në vazhdimësinë tonë. Përparësia jonë e menjëhershme është ta vendosim Ukrainën në pozitën më të fortë të mundshme fitojë”, ka thënë përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.

Lexo më shumë  Trumpi ndryshon deklaratën, tani thotë se Rusia ka pushtuar Ukrainën

Në veçanti, Këshilli ra dakord për një paketë të rëndësishme prej 84 listash, e cila përbëhet nga 54 persona dhe 30 subjekte përgjegjëse për veprimet që minojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

Për sa i përket individëve, BE-ja po sanksionon njësinë ushtarake përgjegjëse për goditjen e spitalit të fëmijëve Okhmadyt në Kiev, menaxherët e lartë në kompanitë kryesore në sektorin e energjisë, individët përgjegjës për deportimin e fëmijëve,… si dhe dy zyrtarë të lartë të DPRK-së.

Lexo më shumë  Raporti i inteligjencës estoneze: Rusia do i hap luftë NATO-s

Ndërsa për sa i përket subjekteve, BE-ja synonte kryesisht kompanitë ruse të mbrojtjes dhe kompanitë e transportit detar përgjegjës për transportin e naftës së papërpunuar dhe produkteve të naftës nga deti, duke siguruar të ardhura të rëndësishme për qeverinë ruse.

YouTube player