Lajme

BE miraton Kartën Blu për të tërhequr punëtorët e kualifikuar nga vendet e treta

Bashkimi Evropian i ka dhënë dritën jeshile Kartës Blu, për të tërhequr punëtorë të kualifikuar nga vendet e treta.

Këshilli i BE-së miratoi sot direktivën që përcakton kushtet e hyrjes dhe qëndrimit për shtetasit e vendeve të treta me kualifikim të lartë, të cilët vijnë për të jetuar dhe punuar në territorin e Bashkimit.

Lexo më shumë  Sekretarja e Përgjithshme e organizatës më të madhe social-demokrate në botë, Internacionales Socialiste (SI), Chantal Kambiwa, me mesazh të fuqishëm në mbështetje të Albin Kurtit dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE! për zgjedhjet e 9 shkurtit

Sistemi synon të tërheqë dhe mbajë punëtorë shumë të kualifikuar, veçanërisht në sektorët që përballen me mungesa të aftësive.
“Karta blu do të konsolidojë pozicionin e BE-së si një destinacion kryesor global për punëtorët me aftësi të larta”, shpjegoi ministri i Brendshëm slloven, Ales Hojs.

Ligji i miratuar do të hyjë në fuqi 20 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shtetet anëtare do të kenë pastaj dy vjet kohë për ta respektuar këtë direktivë.

Lexo më shumë  Prestigjiozja franceze "Liberation": Kosova, “shteti më demokratik në Ballkan” përgatitet për zgjedhje legjislative

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *