Bota

BE kërkon të marrë fund anonimiteti i transfertave të kriptomonedhave para vitit 2024

Komisioni Evropian (krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian) ka shtyrë para propozime të rinj që nxisin regullore më të shtrënguar për portofolet anonim dhe transfertat e kriptovalutave në një përpjekje pët të fshirë drejt shuarjes aktivitetet e pastrimit të parave.

BE propozon të mbikqyren përdoruesit e kriptomonedhave

Më herët gjatë këtij muaji, raportet shpërfaqen që zyrtarë të Komisionit Evropian kanë vendosur të shkaktojnë një goditje më strikte për sektorin e kriptomonedhave. Kjo u konfirmua nga zyrtarët me 20 korrik.

Lexo më shumë  Serbia nuk do t'ia di për harmonizimin me BE-në, mbetet gjithmonë afër Putinit - Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia

Sipas publikimit të ri, Komisioni ka propozuar që kompanitë që proçesojnë transaksione në kriptomonedha, duhet të mbledhin dhe informacion identifikues si emrin i personit që e ka gjeneruar, adresa, të dhënat e llogarisë, dita e lindjes dhe emrat e marrësve të kriptomonedhave.

“Amendamenti i sotëm do të sigurojë gjurmim të plotë të tranfertave të kripto-aseteve, si Bitcoin, dhe do të lejojë ndalimin dhe zbulimin e përdorimit të mundshëm të tyre për pastrim parash dhe financim të terrorizmit.”

Më tej, propozimi tregon se portofolët anonim të kriptovalutave do të ndalohen, pasi rregullat EU AML/CFT do të aplikohen plotësisht për të gjitha kriptomonedhat. Në thelb, Komisioni propozoi të përfshije dhe kriptomonedhat në “rregullin e udhetimit“ të Task Forcës së Veprimeve Financiare që tashmë aplikohet mbi të gjitha transfertat brenda për brenda BE-së.

©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *