BallinaLajme

BE jep 6.3 mln euro për plehrat e Kukësit, Hasit e Tropojës

Bashkitë Kukës, Has e Tropojë do të përfitojnë nga një projekt prej 6.3 milion eurosh të Bashkimit Europian për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Vend depozitimi do ndërtohet në Kukës dhe, sipas është parashikuar të funksionojë në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe atë të BE-së.

Kjo zonë e menaxhimit do grumbullojë rreth 6500 ton në vit deri në 12-mijë ton mbetje në vit, me një sasi mesatare vjetore prej rreth 8-mijë ton në vit.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Duke filluar nga 2021 dhe gjatë periudhës së planifikuar deri në 2033, parashikohet që aty të ndahen rreth 30 mijë ton material i riciklueshëm duke shmangur depozitimin fundor.

Shërbimi i pastrimit dhe grumbullimit të mbetjeve ka qenë dhe vazhdon të mbetet një problem madhor, i shumë bashkive në të gjithë vendin.

Pak kohë më parë ambasadori i BE Luigi Soreca vizitoi  Bashkinë e  Kukësit ku njoftoi se ky rajon është përzgjedhur së bashku me 15 bashki të tjera  të vendit nga BE për disa investime të reja të cilat kanë në qendër mjedisin.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi
YouTube player