Bota

BE-ja vendos sanksione ndaj tetë individëve dhe entiteteve izraelite

Bashkimi Evropian njoftoi të hënën se ka vendosur sanksione kundër pesë individëve dhe tri entiteteve izraelite, duke i përshkruar ata si përgjegjës për “shkelje serioze dhe sistematike të të drejtave të njeriut” kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

Lista përfshinte “Tzav 9”, një grup për të cilin ka thënë se kishte bllokuar rregullisht kamionët e ndihmave humanitare që dërgonin ushqim, ujë dhe karburant në Rripin e Gazës, raporton Reuters.

Lexo më shumë  Biden ndan 425 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Gjithashtu në listë ishin Ben-Zion Gopstein, themeluesi dhe udhëheqësi i organizatës “Lehava”, dhe Isaschar Manne, të cilin BE-ja e përshkroi si themeluesin e një poste të paautorizuar në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Të dy janë sanksionuar gjithashtu nga Shtetet e Bashkuara, ashtu si edhe “Tzav 9”, për të cilin Washingtoni ka thënë javën e kaluar se kundërshton asimilimin hebre me johebrenjtë dhe agjiton kundër arabëve në emër të fesë dhe sigurisë kombëtare.

Sanksionet e Bashkimit Evropian, nën Regjimin Global të Sanksioneve të të Drejtave të Njeriut të BE-së, përfshijnë një ngrirje të aseteve dhe një ndalim të udhëtimit në vendet e BE-së.

Përfshirë listimet e së hënës, 113 persona fizikë dhe juridikë dhe 31 subjekte nga një sërë vendesh janë sanksionuar sipas regjimit.

YouTube player