Bota

BE-ja tërhiqet pas deklaratave të Britanisë së Madhe për heqjen e traktatit të tregtisë

Qeveria britanike përshkallëzoi “luftën” me Bashkimin Europian duke deklaruar se do të miratojë një ligj për heqjen e traktatit tregtar të nënshkruar nga dy palët.

Ky traktat është nënshkruar më pak se dy vite më parë.

Qeveria britanike shpreson se kërcënimi i saj për ndryshimin e legjislacionit do të rrisë presionin ndaj BE-së për kompromis, raporton WashingtonPost.

Ajo ka deklaruar se ndryshimi i traktatit është një politikë sigurimi në rast të një mosmarrëveshjeje të gjatë mbi rregullat tregtare pas Brexit.

Sekretarja e Jashtme, Lizz Truss tha se preferenca e tyre ishte për të arritur një rezultat të negociuar me BE-në.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Njoftimi tërhoqi një përgjigje të mprehtë nga BE-ja, e cila ka akuzuar prej kohësh kryeministrin Boris Johnson se po përpiqet të dalë nga një marrëveshje që qeveria e tij negocioi dhe nënshkroi si pjesë e daljes së MB nga blloku në vitin 2020.

Zv. presidenti i BE-së Maros Sefcovic, i cili është edhe zyrtari më i lartë i bllokut për Brexit tha se “veprimet e njëanshme që kundërshtojnë një marrëveshje ndërkombëtare nuk janë të pranueshme. BE-ja do të duhet të përgjigjet me të gjitha masat që ka në dispozicion nëse Mbretëria e Bashkuar vazhdon me projektligjin”.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Truss tha se projektligji do të publikohet në javët e ardhshme dhe shpreson të vazhdojnë bisedimet me bllokun.

Qeveria konservatore e Britanisë thotë se rregullat tregtare pas Brexit po dëmtojnë ekonominë dhe po minojnë paqen në Irlandën e Veriut, e vetmja pjesë e Britanisë që ndan një kufi me një shtet anëtar të BE-së.

Kritikët e qeverisë së Johnson thonë se mosmarrëveshja MB-BE është gjëja e fundit që Europa ka nevojë pasi ajo kërkon unitet në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës dhe rrezikon të dëmtojë ekonominë britanike mes një krize të përkeqësuar të kostos së jetesës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *