BE-ja rivendos sanksionet ndaj Iranit për mosrespektimin e marrëveshjes bërthamore
Bashkimi Evropian rivendosi sot sanksionet e pezulluara ndaj Iranit pas dështimit të Teheranit për t’ju përmbajtur marrëveshjes që synonte të ndalonte vendin të sigurojë armë bërthamore.
Marrëveshja e vitit 2015 parashikonte kufizime për programin bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve. Megjithatë, Irani nuk ka përmbushur në mënyrë të mjaftueshme detyrimet e tij sipas traktatit, gjë që shkaktoi rivendosjen e sanksioneve ndërkombëtare.
Sanksionet e rivendosura nga BE-ja përfshijnë ndalimin e importit, blerjes dhe transportit të naftës, produkteve të saj dhe gazit natyror, si dhe tregtinë e disa produkteve softuerike, teknologjisë energjetike, pajisjeve detare, metaleve të çmuara dhe diamanteve, sipas një komunikate për shtyp.
Gjithashtu, përfshihen masa për të parandaluar qasje të avionëve iranianë të transportit mbi aeroportet e BE-së, si dhe ndalimi i mirëmbajtjes dhe riparimit të avionëve apo anijeve iraniane që transportojnë materiale ose mallra të caktuara.
Ndalimet e udhëtimit dhe ngrirjet e pasurive do të rivendosen ndaj individëve të lidhur me programin bërthamor iranian, si dhe ndaj kompanive dhe organizatave.
Ky veprim i BE-së vjen pas vendimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për moszgjatjen e heqjes së sanksioneve të OKB-së ndaj Iranit më herët këtë muaj.
Më parë, Gjermania,Brirnia e Madhe dhe Franca kishin kërkuar rivendosjen e masave ndëshkuese pas qëndrimit të Iranit që tejkaloi afatin për t’u përmbushur me marrëveshjen e vitit 2015.
Sanksionet e rivendosura shtohen mbi ato që BE-ja kishte vendosur më parë për shkelje të të drejtave të njeriut dhe për mbështetje ushtarake ndaj Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës, të cilat nuk ishin hequr nën marrëveshjen bërthamore. Këto masa përfshijnë gjithashtu një embargo armësh.
Rruga Press

