Bota

BE-ja propozon rregulla të sigurisë kibernetike për organet e saj

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të vendosin një kornizë për të menaxhuar rreziqet e sigurisë kibernetike në institucionet e BE-së, ka thënë të martën Komisioni Evropian, mes shqetësimeve rreth rritjes së sulmeve kibernetike që mund të prishin aktivitetet kryesore dhe të vjedhin informacione të ndjeshme.

Propozimi është pjesë e një pakete projektrregullash nga ekzekutivi i BE-së, e quajtur Rregullorja e Sigurisë Kibernetike që synon gjithashtu krijimin e një Bordi të Sigurisë Kibernetike për të monitoruar zbatimin e rregullave të reja, raporton Reuters.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

“Një incident i vetëm i sigurisë kibernetike mund të prekë një organizatë të tërë. Kjo është arsyeja pse është thelbësore të ndërtohet një mburojë e fortë kundër kërcënimeve dhe incidenteve kibernetike që mund të shqetësojnë aftësinë tonë për të vepruar”, ka thënë komisioneri i buxhetit, Johannes Hahn.

Sipas projektrregullave, të gjitha institucionet, organet dhe agjencitë e BE-së do të duhet të identifikojnë rreziqet e sigurisë kibernetike, të krijojnë një plan për të përmirësuar sigurinë e tyre kibernetike, të bëjnë vlerësime të rregullta dhe të ndajnë detaje rreth incidenteve.

Komisioni ka propozuar gjithashtu një rregullore të sigurisë së informacionit që do të krijojë një grup rregullash dhe standardesh për të gjitha institucionet e BE-së.

Qeveritë kanë paralajmëruar për javë të tëra se Rusia ose aleatët e saj mund të kryejnë sulme kibernetike si ndëshkim për sanksionet, duke i shtyrë bankat të rrisin monitorimin, planifikimin e skenarëve dhe të rreshtojnë staf shtesë në rast se aktiviteti armiqësor rritet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *