Bota

BE-ja propozon ndalimin e thëngjillit rus në vlerën vjetore të 4 miliardë dollarëve

Komisioni Evropian ka propozuar të martën sanksione të reja kundër Rusisë, përfshirë ndalimin e importit të thëngjillit rus, në vlerë prej 4 miliardë dollarë për vit.

Presidentja e Komisionit Evropuan, Ursula von der Leyen, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të rrisë presionin ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, pas asaj që ajo e ka përshkruar si “krime rrëqethëse” të kryera rreth Kievit, raportoi Sky News.

Lexo më shumë  Ukraina sulmon depot e naftës në Rusi

Megjithatë, von der Leyen nuk e ka përmendur gazin natyral.

Gazi rus përbën rreh 40% të importit të gazit në BE, derisa nafta përbën rreth 25% të importit.

Një konsensus midis 27 vendeve anëtare të BE-së për shënjestrimin e gazit rus do të ishte më i vështirë për t’u siguruar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *