Lajme

BE-ja pretendon arritjen e marrëveshjes për migracionin pas disa vitesh bisedime

Negociatorët e Bashkimit Evropian kanë arritur të mërkurën një marrëveshje mbi elementet kryesore të një rishikimi të rregullave të vjetruara të bllokut për azilin, duke hapur rrugën për një marrëveshje përfundimtare që do të arrihet para zgjedhjeve në mbarë BE-në në qershor, raporton agjencia “AP”.

Të dërguarit nga vendet anëtare të BE-së, Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian, “arritën një marrëveshje për elementet thelbësore politike” për Paktin për Azilin dhe Migracionin, ka njoftuar Presidenca spanjolle e BE-së në një deklaratë që e postoi pas mesnatës.

Pakti u vlerësua si përgjigje për problemet e BE-së për migracionin. Rregullat e vjetra të bllokut u rrëzuan në vitin 2015, pasi mbi 1 milion njerëz arritën në Evropë pa leje. Shumica ishin duke ikur nga lufta në Siri apo Irak.

Lexo më shumë  Kamberi: Serbia po pengon realizimin e ndihmës së Qeverisë së Kosovës për shqiptarët e Luginës

Por, ka pasur pak përparim në paktin pasi shtetet anëtare nuk pajtoheshin se cili vend duhet të marrë përgjegjësinë për migrantët kur ata të arrijnë dhe nëse vendet e tjera do të kenë obligim të ndihmojnë.

Presidenca tha se negociatorët kanë kapërcyer dallimet në elementet si, kontrolli i migrantëve që arrijnë pa autorizim, mënyrat se si përdoren të dhënat e tyre biometrike, rregullat që e përcaktojnë se cilat vende të BE-së duhet të trajtojnë kërkesat për azil dhe procedurat për të bërë këtë.

Lexo më shumë  Ekonomia, peng i ndërtimit, mori 73.5% të investimeve të brendshme

Vitet e fundit, ndërsa shpresa për reforma po shuhej, BE-ja u fokusua te arritja e marrëveshjeve me vendet nga ku njerëzit largohen apo kalojnë tranzit për t’u futur në Evropë. Një marrëveshje me Tunizinë, ku autoritetet u akuzuan për “hedhje të migrantëve në shkretëtirë”, ishte një shembull i kohëve të fundit.

Zgjedhjet do të mbahen në të gjithë BE-në nga 6 deri më 9 qershor. Që plani të hyjë në fuqi, kanë thënë zyrtarët dhe ligjvënësit, një marrëveshje përfundimtare për të gjitha 10 pjesët e tij duhet të arrihet deri në shkurt.

YouTube player