Bota

BE-ja premton një miliard euro për Ukrainën dhe vendet që pranojnë refugjatë

Bashkimi Evropian ka premtuar një miliard euro për të mbështetur Ukrainën dhe vendet që pranojnë refugjatë që ikin nga lufta, ka konfirmuar Ursula von der Leyen.

“Gjashtëqind milionë prej tyre do të shkojnë në Ukrainë, tek autoritetet ukrainase dhe pjesërisht në Kombet e Bashkuara”, tha Von der Leyen në një ngjarje për mbledhjen e fondeve për Ukrainën në Varshavë.

Lexo më shumë  Norvegjia ndihmon energjinë e Ukrainës me 400 milionë dollarë

“Dhe 400 milionë euro do të shkojnë për shtetet e vijës së parë që po bëjnë një punë kaq të jashtëzakonshme dhe po ndihmojnë refugjatët që po vijnë”, shtoi ajo.

Presidentja e Komisionit të BE-së sapo është kthyer nga Ukraina ku ka vizituar Buchan, ku janë kryer shumë krime.

Ndryshe, Kievin sot po e viziton edhe kryeministri britanik, Boris Johson dhe kancelari austriak, Karl Nehammer.

Lexo më shumë  Mbi 10 mijë persona të arrestuar gjatë protestave në Iran, mes tyre 169 fëmijë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *