Bota

BE-ja po ‘zhvillon masa hakmarrëse’ në rast se bisedimet me SHBA-në dështojnë, thotë von der Leyen

Bashkimi Europian është ndër ata që kërkojnë një marrëveshje tregtare me SHBA-në gjatë kësaj pauze 90-ditore të tarifave më të larta, megjithatë, blloku gjithashtu “po zhvillon masa hakmarrëse” në rast se bisedimet dështojnë, thotë shefja e BE-së Ursula von der Leyen.

Në një intervistë me Financial Times, von der Leyen thotë se BE-ja po shikon vendosjen e një takse mbi të ardhurat nga reklamat e kompanive amerikane të teknologjisë si Meta dhe Google nëse nuk arrin në një marrëveshje “plotësisht të balancuar” me SHBA-në, shkruan BBC.

Lexo më shumë  Irani konfirmon vdekjen e Ali Larijanit, drejtuesin e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare 

Ajo përjashton çdo ndryshim në rregulloret e BE-së për përmbajtjen digjitale dhe TVSH-në, të cilat kanë qenë subjekt i kritikave nga këshilltari tregtar i Shtëpisë së Bardhë, Peter Navarro.

Pavarësisht nga çdo marrëveshje e arritur, Von der Leyen thotë se këto tarifa të reja shënojnë një “pikë kthese me SHBA-në pa asnjë dyshim”, transmeton Gazeta Express. “Ne kurrë nuk do të kthehemi më në status quo”.

Lexo më shumë  Zelensky vizitë të martën në Mbretërinë e Bashkuar, do takohet me kryeministrin britanik

Rruga Press

YouTube player