KryesoreLajme

BE-ja përshëndetë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Kosovë

Bashkimi Evropian ka përshëndetur mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, të 9 shkurtit në Kosovë.

“BE përshëndetë faktin se zgjedhjet në Kosovë janë zhvilluar në një atmosferë të qetë, në të cilën qytetarët e Kosovës kanë pasur mundësi të shprehin vullnetin e tyre” ka deklaruar zëdhënësja Anitta Hipper.

Ajo ka rikujtuat se edhe BE ka dërguar misionin vëzhgues për zgjedhjet 9 shkurtit dhe kjo, sipas saj, është dëshmi e rëndësisë së qeverisë së Bashkimi Evropian që u jep raporteve me Kosovën.

Lexo më shumë  KQZ: Deri në ora 11:00 kanë votuar 169 mijë votues

Kujtojmë se sipas KQZ-së, dalja në votime ka qenë 40.59 për qind. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime ishte 1 milion e 970 mijë e 944 votues, derisa për herë të parë votën e tyre kanë mundur ta hedhin 125 mijë e 852 votues të rinj.

Rruga Press

YouTube player