KryesoreLajme

BE-ja kritikohet se po hesht përballë Serbisë jokonstruktive

Heshtja e Bashkimit Evropian përballë deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që ka kundërshtuar Planin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, nga ekspertë të rajonit po shihet si dështim.

Të hënën, ndërmjetësit evropianë u shprehën se kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë u pajtuan për përmbajtjen e Planit evropian. Një nga pikat është që Serbia të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë. Megjithatë, që të nesërmen, Vuçiqi në Serbi u shpreh se s’do ta lejojë pranimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Jakub Bielamowicz, njohës i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, ka thënë se nuk është habi që BE-ja po hesht.

Lexo më shumë  Shtrenjtohet sërish nafta në Shqipëri, çmimi i pakicës arrin rreth 200 lekë për litër

“Presidenti autokrat i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, hodhi poshtë ‘marrëveshjen e normalizimit’ të cilën e festuan zyrtarët e BE-së si marrëveshje të përfunduar dy ditë më parë. Por mos prisni ndryshim të politikës. Pavarësisht një tjetër poshtërimi, ata do ta lavdërojnë si ‘konstruktiv’”, ka shkruar Bielamowicz në Twitter.

Dështim të BE-së dhe SHBA-së e ka parë këtë deklaratë edhe politologu Jasmin Mujanoviq.

“Vuçiqi i Serbisë kategorikisht refuzon që Kosovës t’i mundësohet marrja e ulëses në OKB (ose, në çfarëdo organizate ndërkombëtare tjetër). Refuzim i plotë, në thelb, i marrëveshjes ‘së rëndësishme’ që ‘e pranoi’ (por nuk e firmosi) dy ditë më parë në Bruksel. Tjetër dështim i përpjekjeve BE-SHBA për qetësim”, ka shkruar Mujanoviq.

Rruga Press

Lexo më shumë  Donika Gërvalla kritikon Edi Ramën për editorialin me Aleksandar Vuçiqin në Frankfurter Allgemeine Zeitung
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *