BE-ja “koordinator teknik i sanksioneve” kundër Rusisë
Ukraina në prag të shpërthimit. Pasojat gjeopolitike për BE-në pritet të jenë të rënda. Nord Stream 2, jo vetëm në nivel të BE, por edhe brenda qeverisë federale gjermane, po shkakton tension politik. Bëhet fjalë për klimën – dhe për fuqinë.
Dr Sadri RAMABAJA
Me afrimin e datës së bisedimeve SHBA-Rusi për garancitë e sigurisë në Gjenevë që pritet të mbahet më 10 janar, por edhe të atij që dy ditë më vonë mbahet mes rusëve dhe përfaqësuesve të NATO-s në Bruksel, ndërkaq vetëm një ditë më pas takimit tjetër që pritet të mbahet në Vjenë për platformën e OSBE-së, në qarqet europiane vihet re se nervozizmi po shënon gradacione rritjeje.
E vetkuptueshme përse: në strukturat më të larta të Evropës. Mungesën e BE-së si Entitet politik i pavarur do të mungojë në negociatat me Rusinë për çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë evropiane, nuk e presin pa shqetësime të ligjshme. Në këtë rast nuk ju mbetet gjë tjetër shteteve të BE-së, përveç se të shikojnë e presin derisa Rusia dhe SHBA negociojnë rendin e sigurisë në Evropë. Herën e fundit që ndodhi e njejta gjë, ishte takimi në Jaltë në vitin 1945, me ç’rast Evropa u nda.
Atbotë, saktësisht nga 4 deri më 11 shkurti 1945, fuqitë fituese të Luftës së Dytë Botërore negociuan strukturën e rendit evropian të sigurisë. 76 vjet e njëmbëdhjetë muaj më vonë, më 9 dhe 10 janar 2022, Rusia dhe SHBA do të takohen përsëri – këtë herë në Gjenevë për të diskutuar sërish hartimin e rendit evropian të sigurisë. Rusia e imponoi këtë takim përmes kërcënimeve të saj ushtarake ndaj Ukrainës. Shtetet evropiane do të mund t’i kuptojnë rezultatet e dy fuqive të mëdha vetëm më vonë, në kuadër të NATO-s dhe OSBE-së.
Kjo çështje qe shtruar publikisht para disa ditësh edhe nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Ai pohoi se një gjë e tillë është krejtësisht e papranueshme në BE. BE-ja, sipas tij, duhet të përfshihet në negociatat që kanë të bëjnë me sigurinë evropiane.
Në këtë situatë, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, e cila po udhëton sot e mërkurë) për në Uashington, do të ketë mundësinë e fundit për të ndikuar në pozicionin e SHBA-së në bisedimet me Rusinë.
Në revistën “Foreign Affairs” Dmitri Trenin e bën përgjegjëse dyshen europiane – Gjermaninë dhe Francën për situatën aktuale, meqë për vite me radhë nuk kishin mundur ta bindin Ukrainën të bashkëpunojë.
Trenin shkruan: “Franca dhe Gjermania kanë penguar përpjekjet e tyre për të gjetur një zgjidhje diplomatike për bllokimin midis Rusisë dhe Ukrainës. Evropianët, të cilët garantuan për marrëveshjet e Minskut të 2014 dhe 2015, të cilat supozohej të sillnin paqe në rajon, patën pak sukses në bindjen e ukrainasve për të arritur një marrëveshje.”[1]
Nga ana tjetër, Moska ka deklaruar vazhdimisht se prej vitesh i dërgon Brukselit propozime për bashkëpunim të ndërsjellë për të gjitha çështjet kyçe, përfshirë këtu edhe sigurinë, por që rregullisht është refuzuar, gjithmonë “duke parë nga lart”. Prandaj ajo iu drejtua negociatave të drejtpërdrejta ME Uashingtonin – me atë që, sipas saj merr vendime tutje jo vetëm për sigurinë e saj, por edhe për sjelljen e përgjithshme të BE-së ndaj Federatës Ruse.
A e ka Moska në qendër të strategjisë së saj pushtimin e Ukrainës dhe zgjerimin e influencës së saj në Ballkan si motivin kryesor që i kishte paraprirë gjeoekonomia, respektivisht vendimi për ngritjen e gazsjellësit Nord Stream 2 i gathëm që të lëshohet në përdorim?
A mund të merret një “vendim jo politik” për një temë shumë shpërthyese si Nord Stream 2?
A ka të bëjë kriza aktuale energjetike pikërisht me këtë projekt dhe qëndrimin e Mosokës në raport me Ukrainën?
Kancelari federal Olaf Scholz (SPD) ditë më parë, në një deklaratë për mediat, hodhi poshtë ndërlidhjen e tubacionit të diskutueshëm të Detit Baltik me konfliktin aktual në Ukrainë – dhe bashkë me të politikën që aktualisht po ndjek Moska. “Për sa i përket Nord Stream 2, ky është një projekt i sektorit privat” që po shqyrtohet nga Agjencia Federale e Rrjetit, tha Scholz.
Ndërkaq Reinhard Bütikofer (Të Gjelbrit), shprehet se “Nord Stream 2 është në thelb një projekt gjeostrategjik me të cilin Presidenti rus dëshiron të dobësojë Ukrainën, të ndajë Evropën dhe ta bëjë Gjermaninë më të varur nga Rusia.”[2]
Sfondi politik i zvarritjes së vënjes në përdorim të gazësjellësit ndërlidhet me sprovën që e ushtruan partnerët evropianë që po ndërlidhet me sanksionet e mundshme kundër Rusisë në rast të eskalimit të konfliktit në Ukrainë.
Kancelarja gjermane ishte e interesuar që gazsjellësi Nord Stream 2 të licencohej sa më shpejt të ishte e mundur. Në këtë linjë mendimi vepron edhe pasuesi i saj Olaf Scholz. Ata e kanë të qartë se sa më tej të zvarritet procesi, aq më i madh është rreziku që certifikimi të pengohet nga lëvizja e re agresive e Rusisë drejt Ukrainës. Në këtë rast do të shpërfaqeshin në opinion dobësinë e Gjermanisë dhe me gjasë do të krijohej një çarje e pariparueshme brenda qeverisë së koalicionit gjerman, ashtu edhe brenda BE-së, potencojnë mediat amerikane, me të cilin pohim është e vështirë të mos pajtohesh.
Ditët e fundit, analistë të njohur rusë, duke reaguar ndaj fjalëve të Borrell-it, kanë pohuar hapur se “problemi i sigurisë së Rusisë nuk është i BE-së, madje edhe i NATO-s, i cili në thelb drejtohet nga Uashingtoni, por vetëm Shtetet e Bashkuara dhe potenciali i tij ushtarak në tokën evropiane.”
Mesazhi duket të jetë dhënë: në qendër të përplasjeve mes Perendimit dhe Rusisë, sërish qet kokë lufta bërthamore e epokës së Luftës së Ftohtë që ndërlidhej me pozicionin e Gjermanisë dhe Turqisë, e që shoqërohej me synimiet e Pentagonit për të vendosur raketa të reja bërthamore dhe për të ndërtuar ose zgjeruar aeroportet në BE-në lindore për të akomoduar bombarduesit strategjikë amerikanë, si ai që po ndërtohet në Estoni dhe nga i cili këta avionë mund të arrinin brenda pak minutash qytetin e dytë më të madh rus të Shën Petersburgut.
Kjo përplasje e rikthyer në historinë aktuale, është pasqyruar më mirë se kudo gjetkë në studimet e historiografisë europiane, pikërisht në librin me kujtime të Hans Dietrich Genscherit, e pasqyruar në kapitullin e 15-të nën titulllin “Lufta kundër kundër modernizimit të raketave bërthamore me rreze të shkurtër veprimi.[3]
Por nëse atbotë dilpomacia gjermane e shihte me interes jetik bindjen e Francës dhe SHBA-ve
se pala gjermane në procesin e ribashkimit nuk do të bënte kurrfarë veprimi pa marrëveshjen paraprake me partnerët e saj perendimor, asaj tashmë po i kërkohet shqeto të veprojë në të njejtat linja dhe në përputhje me interesat e Bashkimit Europian dhe Perendimit, në marrëdhëniet e saj me Rusinë e Putinit, gjithmonë duke marrë në konsideratë ruajtjen e selitjen e vlerave demokratike dhe arkitekturën e sigurisë perendimore që sinjifikon Aleanca Verioatlantike.
Duke insistuar në çarjen e Aleancës Verioatlantike dhe vet BE-së, Moska, jo pa arrogancë pohon se për çështje të sigurisë europiane nuk flet dot me ata që gjithsesi nuk vendosin për asgjë të rëndësishme për sigurinë strategjike të Rusisë. Ndërkaq diplomacia ruse nuk ngurron të pohojë se, Moska beson se kjo sjellje formale e zyrtarëve të BE-së, do t’ju shërbente politikanëve të Brukselit vetëm për t’i treguar vetes dhe publikut të tyre rëndësinë e tyre formale. Në të kundërtën, ajo do ët sillej me Europn siç veproi me Turqinë, kur I shiti asaj sistemet kundërajrore S-400, që shërbeu si një lëvizje që pat shtangur të gjithë anëtarët e NATOS atbotë (2017).
Ndërkaq aktualisht në pozita të njejta me Turqinë mund të ndodhet Gjermania. Duke pasur parasysh aktivitetet ushtarake ruse në kufirin lindor të Ukrainës, ndërkohë Polonia, Lituania dhe Letonia i bëjnë thirrje Gjermanisë që të përdorë tubacionin si mjet presioni ndaj Rusisë.
Raportet e Rusisë me Gjermanin në rrafshin gjeoekonomik tashmë kanë sjellë Brukselin pothuajse para aktit të kryer. Tubacioni Nord Stream 2 është njëri prej tyre. Ai pret të lëshohet pasi të jetë bërë miratimi përfundimtar i ndërlidhur me certifikimin e tij nga Agjencia Federale e Rrjetit që ndërkohë ka pezulluar procesin e certifikimit. Sipas vlerësimit të agjencicë Nord Stream 2 nuk i përmbush ende udhëzimet e ligjit evropian të energjisë. Nga kompania shtetërore ruse Gazprom kërkohet që paraprakisht ajo të krijojë një filial të saj në Gjermani. “Pas një ekzaminimi të hollësishëm të dokumenteve, Agjencia Federale e Rrjetit arriti në përfundimin se certifikimi i një operatori të linjës Nord Stream 2 është i mundur vetëm nëse operatori është i organizuar në një formë ligjore sipas ligjit gjerman”,[4] thuhet në një mesazh në deklaratën e publikuar nga Agjencia Federale e Rrjetit. Më tutje, bëhet e ditur se , vetëm nëse Agjencioni lëshon një projektvendim, nga pala gjermani ai mund t’i dërgohet për aprovim Komisionit Evropian. Ndërkaq në Bruksel qëndrimi është skeptik, ose shprehur më qartë madje negativ.
Në këtë garë Rusia rezulton të keët vepruar më shpjejt, duke sjellë Perendimin para akteve të kryera. Intenca amerikane për “shkëputjen” e Rusisë nga BE, që ndërlidhet me dy objektiva strategjike: së pari, të dobësojë Rusinë dhe së dyti, të vendosë aleatët evropianë nën “kontrollin” e fortë të Uashingtonit – duke ia dalë tek qëllimi kryesor që ndërlidhet me projektin frëngo-gjerman për krijimin e autonomisë strategjike evropiane, veçanërisht atë në rrafshin ushtarak, ka rrezik të rezultojë me çarjen e vet NATO-s.
***
Politika e jashtme e shteteve demokratike duhet të bazohet në vlera të tilla si demokracia dhe të drejtat e njeriut, por ajo nuk mund dhe nuk duhet të ngritet ekskluzivisht mbi interesat nacionale të njërës palë, kur BE-ja që nga fillet e saj ka kultivuar format e veprimit që për bazë kishin interesin e bashkësisë.
Politikanët europian tashmë e kanë përvetsuar leksionin e profesorit të Harvardit, Karl Kaiser dhe të ish-njohësit të politikave të jashtme të SPD-së, Karsten Voigt që me kohë ishin skeptik me intencën e Perendimit për eksportimin e demokracisë në rajone që karakterizohen nga tradita dhe vlera krejtësisht të ndryshme, e që pohonin zëshëm për mundësinë e dështimit. Rusia dhe Avganistani janë rastet më ekzemplarë të këtij dështimi.
Çështja e Navalny-t dhe përgjithësisht lidhja e sanksioneve të Brukselit ndaj Rusisë e ndërlidhur me vlerat e demokracisë dhe të drejtat e njeriut, të theksuara edhe me rastin e vendosjes ës sanksioneve antiruse në vitin 2014 dhe më pas, janë rrjedhojë e insistimit të Perednimit për instalimin e Demokracisë në Rusi dhe tek shtetet ish satelite të saj, përfshi edhe Serbin. Këtë sjellje të Brukselit Moska e cilëson si të motivuar politikisht dhe duket se duhet të jetë një nga arsyet kryesore për injorimin e Bashkimit Evropian kur bëhet fjalë për çdo çështje gjeopolitike – rajonale apo globale.
Rusia tani e sheh Bashkimin Evropian si një lloj instrumenti në duart e Uashingtonit (si dhe NATO-s) për konfrontimin e saj gjeopolitik me të në tokën evropiane. Në këtë sens duhet kuptuar paralajmrimin që ia ka bërë BE-së, që nga kriza ukrainase në 2014. Ndërkohë Moska shkon më tutje, duke ia bërë të qartë Brukselit se çfarë mund të ndodhë nëse verbërisht dëgjon direktivat që i vijnë nga ana tjetër e Atlantikut: as më pak e as më shumë – BE-ja do të pushojë së ekzistuari si subjekt thelbësor i gjeopolitikës globale!
A do të jetë e gatshme BE-ja, me qëllim të përfshirjes së saj në bisedimet të ardhshme me Moskën, për koncesionet e sanksioneve të përmendura, të cilat kanë të bëjnë edhe me të ashtuquajturat parime themelore të saj (demokracinë, të drejtat e njeriut) ose jo, kjo mbeten për t’u parë në ditët e javët në vijim.
Kërkesat për garanci sigurie të vendosura nga Rusia ndaj Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s janë në kundërshtim me interesat e Evropës. Megjithatë, Bashkimi Evropian nuk dëshiron të jetë një “koordinator i sanksioneve” kundër Moskës. Ky mendim është shprehur nga presidenti i Finlandës Sauli Niinistö, të cilin e transmeton TASS.
“Kërkesat e Rusisë kundër Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s në dhjetor kanë të bëjnë me Evropën”, tha presidenti finlandez, duke shtuar se “ato janë në kundërshtim me rendin evropian të sigurisë”. Por, ai vuri në dukje tutje se, në vitin 2022, nuk do të ketë vend për sferat e interesit të vendeve individuale: parimi bazë që të gjithë duhet të respektojnë bazohet në barazinë e të gjitha shteteve.
“Është e pamundur të ndërtohet një e ardhme e qëndrueshme duke kërcënuar përdorimin e forcës ushtarake ose formave të tjera të dhunës,” tha Niinistö, duke shtuar se Evropa “nuk mund të dëgjojë thjesht”, por duhet të marrë pjesë në atë ndërtim. Ai shpjegoi se sovraniteti i disa vendeve, përfshirë Finlandën dhe Suedinë, ishte “vënë në dyshim” nga politikanët jashtë BE-së.
“Kjo e bën BE-në një palë të përfshirë, Bashkimi Evropian nuk duhet të jetë i kënaqur vetëm me rolin e koordinatorit teknik të sanksioneve (anti-ruse)”, theksoi presidenti finlandez.[5]
Se a do të mbetet BE-ja thjeshtë një “koordinator i sanksioneve” kundër Moskës është heret të pohohet. Sidoqoftë, ajo që duket të jetë e qartë, BE-ja, në kulmin e krizës energjetike që po e kaplon, e në përballje me agresivitetin rus ndaj Ukrainës, e ka sjellë vetveten në një situatë ku të tjerët po diskutojnë dhe vendosin për fatin e sigurisë evropiane.
Këto raporte ndonjëherë përkeqësohen deri në përmasat e kaosit, siç po ndodhë ndërkohë me shtrirjen e krizës energjetike, dhe këtë e ka përjetuar edhe Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock (Të Gjelbrit). Në fundjavën e fundit të viti që lamë pas, ajo tha në ZDF se, aktualisht nuk shihte asnjë mundësi për të miratuar tubacionin e gazit Nord Stream 2.
Në Francë ishin 56 reaktorë në funksion, ndërkaq vetëm gjatë vitit 2021 kanë dalë jashtë përdorimit 15 sosh. Franca siguron 70 për qind të energjisë elektrike nga energjia bërthamore. Presidenti Macron dëshiron të vendosë një miliard euro në të ashtuquajturat “minicentrale”, njoftoi ai në tetor. “Energjia bërthamore është me fat për vendin tonë”[6], tha ai në një fjalim në atë kohë. Shih për këtë, çmimet e gazit natyror në Evropë kanë vajtur në statosferë! Çmimi i gazit për dërgesë në një muaj u rrit shkurt në mbi 122 euro për kilovat orë të martën në qendrën tregtare të Roterdamit.
Mosmarrëveshjet midis Evropës dhe Rusisë
[1]https://www.focus.de/politik/experten/gastbeitrag-von-thomas-jaeger-putin-spielt-seine-karten-ruecksichtslos-aus-an-ihrer-ohnmacht-ist-die-eu-selbst-schuld_id_32475538.html
[2]https://www.merkur.de/politik/nord-stream-2-ampel-gas-pipeline-baerbock-scholz-habeck-gruene-linke-russland-ukraine-zr-91211170.html
[3]Hans-Dietrich Genscher, Erinnerungen, [Der Kampf gegen die Modernisierung der nuklearen Kurzstreckenraketen, f.581 -621], Augsburg, 199
[4]www.merkur.de/politik/nord-stream-2-ampel-gas-pipeline-baerbock-scholz-habeck-gruene-linke-russland-ukraine-zr-91211170.html
[5]www.merkur.de/politik/nord-stream-2-ampel-gas-pipeline-baerbock-scholz-habeck-gruene-linke-russland-ukraine-zr-91211170.html
[6]https://www.focus.de/politik/deutschland/ist-atomkraft-gruen-in-der-atom-richtlinie-der-eu-versteckt-sich-ein-geschenk-an-deutschland_id_33903119.html
© Rruga Press